Ervin Salianji ka publikuar në emisionin “Open” një video të shkurtër, që sipas tij, tregon se si forcat operacionale kanë mbajtur nën vëzhgim kryedemokratin Basha.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=Vpp0cs1Z0P8
Sipas tij, aty duket qartë se si policia dhe prokuroria kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme selinë e opozitës. Ish-deputeti i Partisë Demokratike e thellon edhe më tej skandalin, duke thënë se nën përgjim kanë qenë edhe gazetarë e televizione.
“Ka një skandal më të madh. Për turp të tyre ose ju ka rrëshqitur, prokurorisë i ka rrëshqitur që në mënyrë të paligjshme forcat operacionale kanë survejuar selinë e Partisë Demokratike, dhe kryetarin e saj në mënyrë të paligjshme. Është e qartë që kjo është bërë me urdhër të Edi Ramës, dhe ne nuk do ta lëmë me kaq”, tha më tej ai.