E shtunë, 25 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Tirana ndër qytetet më të lira në Europë, por shumë më e shtrenjtë për vendasit

Tirana renditet ndër vendet me kostot më të lira të jetesës në Europë. Nga 181 qytete të Europës që janë listuar nga Numbeo, portali më i madh që grumbullon të dhëna mbi kostot dhe cilësinë e jetesës, Tirana renditet në vendin e 155. Megjithatë kryeqyteti i Shqipërisë nuk është më i liri në rajon. Prishtina “ka rrëmbyer” vendin e parë si qyteti më i lirë i Europës. Ndërkohë që ndër vendet e rajonit pas Prishtinës renditet Shkupi, në vendin e 168, ndërsa Tirana është e treta.
Me një diferencë të ngushtë nga njeri tjetri renditen Sarajeva (148) dhe Beogradi (147), ndërsa Podgorica është kryeqyteti më i shtrenjtë ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor sipas Numbeos, duke u renditur në vendin e 143.

Për të përcaktuar indeksin e kostove të jetesës, Numbeo bazohet në 5 indekse të tjera siç janë: indeksi i qirave, indeksi i kostove të jetesës plus qirasë, indeksi i shportës bazë, indeksi i restoranteve, indeksi i fuqisë blerëse të vendasve. Për sa i përket indeksit të qirave, Tirana është më e shtrenjtë edhe se Sarajeva, e cila në renditjen e përgjithshme është më e kushtueshme se kryeqyteti i Shqipërisë.

Por, Tirana renditet me indeksin më të ulët në rajon për sa i përket fuqive blerëse të vendasve. Ndonëse Tirana është e lirë për të huajt që vijnë të jetojnë në Shqipëri, ajo është shumë e shtrenjtë për vendasit. Indeksi i fuqisë blerëse të vendasve është 33.8 në Tiranë, rreth 38.01 në Beograd, 40 në Shkup, 48 në Podgoricë dhe 65.9 në Prishtinë. Indeksi i fuqisë blerëse 33 në Tiranë do të thotë se vendasit këtu mund të blejnë rreth 70% më pak se njujorkezët me pagë mesatare. Në këtë renditje të Numbeos për kostot e jetesës është marrë si referencë kostot e jetesës në Nju Jork (100) dhe treguesit krahasohen me këtë qytet.
Cilët janë më të shtrenjtët

Zvicra është shteti më i shtrenjtë në të gjithë Europën. Gjashtë qytete europiane mbizotërojnë listën e Numbeos për sa i përket indeksit të kostove të jetesës 2019. Më pas renditen vendet e Europës Veriore si Norvegjia dhe Islanda. Kryeqyteti i Francës renditet në vendin e 14, ndërsa Londra në vendin e 16./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Yuri Kim me porosi të qarta nga Uashingtoni, vulos fundin tragjik të Berishës

Dje, Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi rihapjen e hetimeve për tragjedinë e "Gërdecit". Nga ana tjetër, ambasadorja...

Aksident në Kuçovë, shoferi shpëtohet katër orë pas bllokimit në kamion

Në Kuçovë ka ndodhur mrekullia, ku shoferi është shpëtuar katër orë pas bllokimit në kamion. Drejtuesi i kamionit me inicialet A. P.,  që mbeti...

Njihuni me këmbimin valutor, 25 shtator 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e dollarit, frangës zvicerane, paundit britanik dhe euros. Më poshtë do të gjeni...

E shtuna me diell dhe temperatura deri në 30 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do...

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...