E enjte, 17 Shtator, 2020
21 C
Tirana

Thaçi: Në fund të këtij rrugëtimi do të dal i pastër si loti

Më të lexuarat

VIDEO/ Shpërthimi në qendër të Tiranës, dyshohet për viktima

Publikohen pamje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot në kryeqytet, ku një makine iu vendos tritol. Bëhet me dije se ngjarja...

Kush është Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit që do të zëvendësojë Shahinin

Evis Kushi është prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, si ministrja e re e Arsimit në vend. Deputetja e PS-së në Elbasan do...

Publikohet bilanci/ Si paraqitet situata nga pandemia në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me COVID-19 e kanë...

FOTO/ I vendoset tritol një automjeti në kryeqytet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, teksa një makine i është vendosur tritol. Ngjarja në fjalë është regjistruar në zonën...

Skandali me plagjiaturat/ Ministrja e re e Arsimit, bashkautore me artikull shkencor 70% të kopjuar

Rama i ka dhënë lamtumirën ministres së Arsimit, Besa Shahini. Duket se sesioni i ri parlamentar dhe politik, i ka hapur rrugë ndryshimeve në...

Mina me telekomandë në qendër të Tiranës/Preng Gjini jetonte i fshehur, makinën e kishte të kushëririt

Shënjestra e atentatit të ndodhur dje në Tiranë, Preng Gjini, ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën dhe ndodhet në Spitalin e Traumës ku...

“Kokë më kokë me Mitsotakis”/ Rama bën tjetër lëvizje të rëndësishme, ja çfarë do të ndodhë në orën 21:00

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një darkë punë me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, sot në orën 21:00. Sipas mediave greke, kreu i...

Rama prezanton ministren e re të Arsimit: Keqardhje për ikjen e Shahinit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ministren e re të Arsimit në vend. Gjatë një takimi me ministren në largim Besa Shahini, Rama shprehu keqardhjen...

Dalin pamjet e 51-vjeçarit pas atentatit, drejtori i spitalit të Traumës: Ka plagë të shumta në gjymtyrë

Shënjestra e atentatit të sotëm, Preng Gjini, aktualisht ndodhet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Drejtori i Spitalit të Traumës,...

‘Paskam qenë aq gabim sa s’ka!’/ I zuri vendin Besa Shahinit, Evis Kushi flet pas marrjes së postit

Një ditë më parë, kreu i qeverisë i dorëzoi deputetes së PS, Evis Kushit, postin e ministres së Arsimit, një detyrë që e ka...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se në fund të procesit gjyqësor që është hapur ndaj tij, do të dalë i pastër si loti.

“Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi”, tha ai.

Gjatë deklaratës së tij për publikun, Thaçi tha se historia e lavdishme e UÇK-së dhe e shtetformimit të Kosovës nuk do të rishkruhet nga askush. Ai shtoi se ky është procesi i radhës në vazhdën e 21 viteve akuzash, shpifjesh e fabrikimesh mbi UÇK-në.

Në fund, Thaçi tha se ndjehet me fat që pati rastin të jetë pjesë e shtet formimit të Kosovës.

Deklarata e plotë:

Të dashur bashkëkombës dhe bashkëqytetarë të mi,

Motra dhe vëllezër të një gjuhe kudo që jeni, të çdo gjuhe dhe etnie këtu në Kosovë,

Miq të nderuar, ju që i shërbeni shteteve mike në Prishtinë,

Dhe, të nderuar partnerë të çmuar ndërkombëtarë,

Gjatë kësaj jave, për katër ditë rresht, kam kryer detyrimin tim qytetar dhe institucional për t’u paraqitur para prokurorëve në Dhomat e Specializuara në Hagë.

I kam përfunduar rreth 30 orë ballafaqim me trupën e organit të akuzës, ku jam njohur me të gjitha pretendimet e tyre dhe u kam dhënë përgjigje pyetjeve të tyre.

Kam respekt të plotë për procesin e zbardhjes, deri në fund, të së vërtetës dhe të rolit tim në luftën çlirimtare për liri dhe pavarësi.

Për shkaqe etike dhe të kufizimeve ligjore nuk mund të hyj në detaje konkrete të këtij ballafaqimi. Por, nga ana tjetër nuk mund të mos ndaj asgjë me ju.

Jam i vetëdijshëm që të gjithë ju që më keni qëndruar afër me përkujdesje vëllazërore, me të drejtë mund t’i keni pikëpyetjet tuaja për pretendimet e Prokurorisë Speciale ndaj meje.

Të dashur qytetarë,

Tri gjëra dua t’ju them duke kërkuar mirëkuptimin tuaj njerëzor që të mos hyj në detaje të këtyre ballafaqimeve.

E para: siç e kam thënë edhe para se ta kapërceja pragun e gjykatës, historia e lavdishme e luftës çlirimtare dhe e shtetformimit të Kosovës së pavarur, demokratike dhe evropiane nuk mund të rishkruhet nga askush!

Sot ju them me bindje se ky proces jo vetëm që nuk do ta rishkruajë këtë histori të shkruar me gjakun dhe sakrificën e një populli të tërë në luftën për liri, por përkundrazi, nga ky proces, cilado qoftë rrjedha dhe kohëzgjatja e tij, historia e lavdishme e rezistencës, mbijetesës dhe triumfit mbi një pushtues, që kërkoi të shfaroste popullin shqiptar të Kosovës nga faqja e dheut me fshesën e fashizmit etnik, do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush!

E dyta: ky proces i radhës është në vazhdën e 21 vjetëve të akuzave, shpifjeve e fabrikimeve mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe shtet.

Por, ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së si një rol i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për lirinë e fituar për të gjitha gjeneratat që do ta gëzojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik.

Këto përbuzje etnike, maltretimi i shqiptarëve qysh në barkun e nënës, sjelljet gjenocidale kundër populli me të drejtë historike mbi këtë tokë, represioni i kulmuar me spastrim etnik deri në përmasat gjenocidale do të jetë një prej faqeve më të errëta të së shkuarës, që kurrë më nuk do të mund të rikthehet.

Dhe e treta: unë që pata fatin dhe nderin të kem rol në luftën dhe në rrugën e pavarësisë e të shtetformimit të Kosovës, ndjehem sot edhe më i bindur, edhe më i vendosur sesa përpara këtij ballafaqimi për vlerën e madhe që ka mundimi dhe sakrifica personale për ta çuar deri në fund zbardhjen e kësaj historie 22 vjeçare.

Lexo edhe :   Deklarata e çuditshme e ambasadorit të Izraelit në Serbi: "Nuk e kemi njohur Kosovën"
Lexo edhe :   Thaçi: Kuvendi t'ia ndalojë Hotit të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës

Një histori e mbushur me lëndime të shkaktuara nga akuzat kundër meje dhe kundër luftës sonë të përbashkët me SHBA-në, me NATO-n, me shtetet e Bashkimit Evropian dhe shtetet mike të tjera, për çlirimin e popullit të Kosovës nga diktatura fashiste e Sllobodan Millosheviqit dhe e shtetit të Serbisë.

Të dashurit e mi,

Sonte dua të përsëris se për mua Kosova është gjithnjë e para.

Nëse për Kosovën isha gati të jap jetën kur isha një djalë i ri, sot që jam një prind me thinja nuk kam fare dyshim se detyra ime është ta mbroj Kosovën, duke mos lejuar që procesi ku më kanë përfshirë mua dhe bashkëluftëtarët e mi krejt padrejtësisht, të pengojë punët e mëdha që ka përpara Kosova.

Prandaj, duke ju falënderuar nga thellësia e zemrës për këtë respekt dhe solidaritet gjithëkombëtar, dua t’ju lus të gjithëve që ta vendosni Kosovën mbi dallimet politike partiake, mbi hatërmbetjet dhe pakënaqësitë e përditshme.

Kosova është një amanet që e kemi nga të parët tanë, nga rilindësit tanë, nga dëshmorët tanë, nga heronjtë tanë, nga Hasan Prishtina, Shota dhe Azemi, nga Adem Jashari, Adem Demaçi dhe Ibrahim Rugova, dhe qindra e mijëra të tjerë të cilët janë engjëjt mbrojtjes të kësaj toke.

Kosova është edhe vizion. Është edhe borxhi që ua kemi fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë.

Atyre që po rriten në këtë vend dhe atyre që do të lindin dhe jetojnë në këtë tokë që deshën të na e mohojnë, tokë të djegur dhe të përgjakur, ku ne të gjithë së bashku kemi detyrimin të ndërtojmë rrugën e bashkëjetesës demokratike dhe multietnike.

Kështu e forcojmë demokracinë, rrisim mirëqenien dhe ndërtojmë urat e paqes së qëndrueshme mes vete dhe fqinjëve tanë.

Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për dialog të civilizuar mes forcave politike, për stabilitet institucional, për qeverisje të mirë dhe unitet qytetar e politik, veçanërisht në dialogun për njohjen e saj përfundimtare nga Serbia dhe nga krejt bota.

Kosova sot duhet ta kultivojë shumëllojshmërinë e mendimit dhe të jetojë me debatin e shëndetshëm mes Qeverisë dhe opozitës.

Por, njëkohësisht duhet t’i flasim botës me një zë dhe të zhvillojmë dialogun me Serbinë me një unitet shembullor çfarë e kishim në Rambuje, në Vjenë dhe në Bruksel.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Unë dje isha një luftëtar në shërbim të Kosovës, ndërsa ju më keni dhënë gjithçka.

Më keni besuar gjithçka që mund t’i jepet një njeriu në atdheun e tij, nga populli i tij!

Për ndërtimin e Kosovës së re, Kosovës evropiane, atdhe i të gjithë qytetarëve të saj.

Përulem me respekt për besimin tuaj!

U jam mirënjohës përgjithmonë!

Unë nuk isha i përkryer, por gjithmonë jam munduar ta bëj më të mirën për atdheun tim dhe për juve.

Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dal me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi që vazhdon me ju dhe për ju.

Ju faleminderit!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rilindje për ditëlindje

Nga Mero Baze Po prisja tia uronte dhe Ilir Meta ditëlindjen Fatos Nanos, që të kompletonte sjelljet e tij të kohëve të fundit, që nuk...

Grupet anarkiste të lidhura me trazirat në 4 qytete amerikane

UASHINGTON - Grupet anti-qeveritare të ekstremit të djathtë në Amerikë, si Boogaloo Boys, kanë përdorur prej kohësh një mori taktikash dhe platformash për të...

Drejtori i CDC-së: Maska siguron mbrojtje më të mirë kundër virusit, sesa një vaksinë

Drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA-së, Robert Redfield, është shprehur se vendosja e një maske në fytyrë mund të...

Mustafa paralajmëron: Nëse AAK kushtëzon koalicionin me Presidentin, shkojmë në zgjedhje

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, shprehet se presidenti nuk mund të zgjidhet pa u konsultuar me partitë opozitare, PDK-në dhe VV-në. Mustafa tha për EuroNews...

Kreshnik Spahiu: Nuk ishte Turqia ajo që rrëzoi marrëveshjen e 2009

Kreshnik Spahiu ka deklaruar se në rrëzimin e marrëveshjes së Detit në 2009 nga Gjykata Kushtetuese, nuk ka ndikuar Turqia, por SHBA. Në një lidhje...