Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja, të dyshuara me koronavirus në vend.
Pacientët e dyshuar, të cilët kishin histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi u testuan në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.
Ministria e Shëndetësisë deklaron se të tre rastet e dyshuara kanë rezultuar negative. Ndërsa, deri më tani janë testuar 26 raste të dyshuara me koronavirusin e ri.