Një ngjarje terrorizuese ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tapizë, ku disa persona ende të paidentifikuar nga forcat blu kanë hyrë me dhunë në banesën e 50-vjeçarit Avdi Daka.
Sipas raportimeve të policisë, agresorët nën kërcënimin e armëve kanë grabitur bizhuteri dhe një sasi lekësh.
Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 09.06.2019, rreth orës 23:00, në fshatin Tapizë, Krujë, në banesën e shtetasit A.D., persona të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e një arme, kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.