Pas tërmetit tragjik në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona, Holanda do na dhurojë 3 mln euro për rindërtimin. Kjo u konfirmua nga ministri i Jashtëm holandez Stef Blok, në prag të konferencës së donatorëve, e cila do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel.
Tërmeti shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ngriti Komitetin e Rindërtimit.
“Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar, na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, ndërsa kryeministri Rama dhe kolegu im Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie.
Vendet e Ulëta janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar, Vendet e Ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin”, tha Blok.