Bota

“Jam i gatshëm t’ju paguaj miliona paund”, milioneri në kërkim të dashurisë


               Publikuar në : 18:28 - 14/02/20 M S

Shën Valentini nuk ka qenë aspak me fat për një biznesmen të suksesshëm, i cili është në kërkim të një gruaje për krijuar familje. Andy Scott, 41-vjeç, nga Portsmouth, Angli, tha se është i gatshëm të japë 25 milion paund për atë që do t’i gjejë “një person të veçantë”, që do ta shoqërojë atë duke lundruar në Mesdhe apo duke bërë ski në Alpe.

Biznesmenit duket se nuk i kanë ecur mirë gjërat në jetën private, pasi siç shkruan “Daily Mail”, pasi ka qenë i “martuar me suksesin”, tani dëshiron dikë me të cilën të kalojë jetën.

Kandidatja e duhur për të do të ishte një grua e suksesshme dhe e pasur, pasi për të ka shumë rëndësi një marrëdhënie e barabartë. Ai ka folur edhe për historitë e tij të dashurisë, ku me partneren e fundit kanë mbetur miq të mirë.

Ata ishin takuar në një dasmë në vitin 2016, por marrëdhënia e tyre u rrënua pas dy vjetësh, sepse Liz McClarnon, 38 vjeç, nuk i pëlqente të fluturonte. “Ne jemi akoma miq të mirë dhe ajo është një vajzë bukuroshe, por unë jam një kontrollues rreziqesh dhe aventuresk”, ka thënë ai.

Andy thotë se tashmë është gati, e ndërsa zotëron gjithçka që ka dashur ndonjëherë, duke përfshirë një Rolls Royce, shtëpi luksoze në Londër dhe në jug të Francës, një jaht klasik dhe varkë me energji elektrike. Madje fluturon edhe me avionin e tij privat nëpër Evropë.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT