Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tërmeti, sa milionë euro janë marrë kredi për banesat në Durrës dhe Tiranë

6 vjet ago
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tërmeti, sa milionë euro janë marrë kredi për banesat në Durrës dhe Tiranë

Stoku i kredisë që banorët e Durrësit kanë marrë për blerje banesash në fund të tremujorit të tretë të këtij viti ishte 8.8 miliardë lekë, ose rreth 72 milionë euro, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Kjo është shuma që individët duhet t’i kthejnë bankave, bazuar në afatin e maturimit që ata e kanë marrë huanë.

Në raport me një vit më parë, stoku i huasë për banesa në Durrës është rritur me 15% në fund të tremujorit të tretë, duke reflektuar gjallërimin e sektorit të ndërtimit në vend, por dhe shtimin e interesit për të pasur një shtëpi në plazh, pasi bregdeti i Durrësit dy vitet e fundit ishte kthyer ndër më të preferuarit për shkak të ardhjes së turistëve të huaj.

Ndërkohë që nuk ka ende një vlerësim të saktë se sa prej banorëve të pallateve  të dëmtuara e kishin blerë apartamentin e tyre me kredi, teksa një pjesë e madhe e pallateve ishin relativisht të reja.

Në Tiranë, stoku i kredisë për banesa është shumë më i lartë. Individët që kanë blerë një apartament me kredi duhet t’u kthejnë bankave rreth 79 miliardë lekë, ose rreth 640 milionë euro. Në raport me një viti më parë, stoku i huasë për banesa është rritur me 6.5%, raporton Banka e Shqipërisë.

Edhe për Tiranën nuk ka ende një vlerësim se sa banesa të dëmtuara janë ende në proces të shlyerjes së kredisë.

Në total, stoku i kredisë dhënë për individë që kanë blerë banesa në vend është 114 miliardë lekë, ose rreth 930 milionë euro. 69% e kësaj shumë është dhënë në Tiranë dhe gati 8% në Durrës, pjesa tjetër është e shpërndarë në rrethet e tjera.

Në një takim me drejtuesit e bankave dy ditë më parë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u kërkoi bankave analizimin sa më të shpejtë të impaktit në cilësinë e portofolave respektivë të kredive dhe u bëri thirrje të shikojnë të gjitha mundësitë, që pasojat e kësaj ngjarjeje të rëndë të mos shkaktojnë ngadalësim në ritmin e kreditimit të ekonomisë.

Në përgjigje të kërkesës së Guvernatorit, drejtuesit e bankave sugjeruan hartimin e një plani masash për klientët kredimarrës të prekur nga dëmet e tërmetit, për të ristrukturuar kreditë përkatëse, nëse do të jetë e nevojshme, pa aplikuar kosto shtesë.

 

Sigurimi, në pjesën më të madhe për vlerën e mbetur të kredisë

Burime nga siguruesit thonë se tendenca e atyre që blejnë një shtëpi me kredi është që,  paralelisht duke shlyer pjesën e kredisë, të ulin vlerën e primit të sigurimit që paguajnë. Pra nëse shtëpia është blerë me një vlerë 50 mijë euro dhe ajo është siguruar me një prim të caktuar nga kompanitë e sigurimit për këtë vlerë, vit pas viti primi që paguhet nga qytetarët vjen në ulje vetëm për pjesën e kredisë së mbetur.

Kjo do të thotë që nëse dikujt i ka mbetur vetëm 10 mijë euro kredi e pashlyer, por vlera totale e shtëpisë është 50 mijë euro, tendenca është që primin ta bëjë vetëm për pjesën e kredisë. Vlera prej 40 mijë euro e banesës ndërkohë lihet me vetëdije e pambuluar nga sigurimi e për rrjedhojë edhe pa dëmshpërblim nga kompanitë e sigurimit në rast të dëmeve potenciale.

Tendenca e uljes së sigurimit nuk vihet re vetëm tek sigurimi i banesës me kredi por edhe tek sigurimi i jetës që kredimarrësi bën për veten në momentin që merr këtë kredi. Tendenca për të kursyer nga pjesa e shlyer e kredisë bën që primi në finale të mbulojë  vetëm një pjesë të dëmit pikërisht atë që me detyrim duhet ta shlyejë ndaj bankës.

Kompanitë e sigurimit pohojnë se përgjithësisht bankat ishin të prirura që të bënin sigurimin për pjesën e mbetur të kredisë, por prej një viti Banka e Shqipërisë u kërkoi që të rishikonin procedurat dhe sigurimi të bëhej për vlerën e plotë të banesës, çka është vënë në zbatim nga pjesa më e madhe e tyre.

Shoqata e siguruesve bëri të ditur në një njoftim për shtyp se me qindra qytetarë i janë drejtuar kompanive të sigurimit pas tërmetit të 26 nëntorit për shkak të pronave të dëmtuara. “Për të lehtësuar personat e dëmtuar, shoqëritë e sigurimeve sqarojnë për publikun çdo konsumator që ka nënshkruar një kontratë sigurimi për banesën nga zjarri, tërmeti dhe përmbytja, në rast dëmi përfiton dëmshpërblim në varësi të dëmit të ndodhur pasi ka paraqitur kërkesën për dëmshpërblim. Siguruesi do të dëmshpërblejë të Siguruarin për dëmin e shkaktuar. Detyrimi i Siguruesit për dëmshpërblim kufizohet deri në masën e shumës së siguruar. Kompanitë e sigurimeve garantojnë klientët se çdo dëm nga tërmeti do të kompensohet sipas kontratës dhe në kohën më të shkurtër”, njoftoi Shoqata.

 

Dëmet në banesa

Zyra e Ministrit Fuqiplotë për Adresimin e Pasojave të Tërmetit ka dhënë informacionin më të fundit lidhur me dëmet që janë shkaktuar në banesa nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit,

Për qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër janë bërë këto verifikime deri më  datë 4 dhjetor 2019:

-Shtëpi të shembura:                       1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

-Shtëpi të dëmtuara rëndë:           5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

-Shtëpi të dëmtuara lehtë:             3569 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)

-Pallate të dëmtuara rëndë:          558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

-Pallate të dëmtuara lehtë:           337 (Tiranë 330, Elbasan 7)

-Pallate të pabanueshme:              20 (Tiranë)

-Shkolla të dëmtuara:                      28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

/Monitor

Tags: durresekonomikreditermettirane

TË LIDHURA

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut
Politikë

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

10:47 | 10/03/2026
Next Post
“S’ka llafe dhe zvarritje”, Rama: Bledi Çuçi, drejtues qendror i Durrësit

Lagje të reja në Tiranë, Laç e Durrës/ Rama: Ja për sa kohë duhet të ndërtohen

Analisti: Erdogan kërkon ekstradimin e 450 ‘gylenistëve’ nga Shqipëria

'Vendet Islamike', të dielën konferenca e parë e donatorëve për Shqipërinë

Plani për rindërtimin e shtëpive/ Ahmetaj: Buxhete të ndara, plan të koordinuar

Plani për rindërtimin e shtëpive/ Ahmetaj: Buxhete të ndara, plan të koordinuar







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com