E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Tërmeti/ Rama: Brenda 6-mujorit të parë, shumica e banorëve me banesa të reja

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar banorët e Mamurrasit të prekur nga tërmeti.

Rama theksoi se brenda 6-mujorit të parë të vitit që vjen shumica e banorëve të prekur nga tërmeti do të kenë shtëpitë e tyre të reja.

BISEDA ME BANORËT:

Rama: Ca bëhet?

Banori: Kemi shëndetin.

Rama: Kjo është kryesorja, tani do iu bëjmë shtëpinë. Janë dëmtuar kolonat?

Banori: Nuk ka pas kolona fare.

Rama: Ah ka qenë koha liri, demokraci. Do ua bëjmë shtëpinë të re. Me besim dhe durim, por do ua bëjmë të re.

Banori: Faleminderit.

Rama: Sa shtëpi janë në këtë pellg?

Ndërhyn kryebashkiakja: Janë 17.

Ndërhyn një tjetër banor: Jam në rrugë të madhe. Po flemë në makinë.

Rama: S’ke çadër?

Banori: Jo s’kam. Jam në rrugë të madhe. S’kam asgjë.

Rama: Do iu japim çadër dimërore. Brenda mesit të vit të ardhshëm do kemi sistemuar me shtëpi të re pjesën më të madhe të njerëzve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...