E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

Të vrasësh për të fituar bukën e gojës: Ç’po ndodh me të rinjtë shqiptarë?

20 mijë euro për vrasjen e ish-komisarit të policisë Artan Cuku në prillin e 2017-ës. 30 mijë euro, për ekzekutimin e të riut Jurgen Kurti pak ditë më parë. Rastet janë me dhjetëra. Për disa njerëz, jeta e njeriut e ka një çmim, dhe vlera i paguhet ekzekutorit më të parë të porosisë.

Një pjesë e mirë e vrasësve me pagesë, që nuk janë mirëfilli “profesionistë”, janë tek të 20-tat. Mosha e re, nuk i pengon aspak të zgjedhin një rrugë, që e dinë se shumë shpejt, ka si fund burgun ose vdekjen. Po pse mbërrijnë në këtë pikë?

Papunësia dhe varfëria, janë vetëm një pjesë e përgjigjes. Shumë të rinj janë sot të varfër, dhe sajohen me ato pak të ardhura, nga rrogat modeste që dominojnë në Shqipëri. Kjo kategori vrasësish në moshë fare të re, është produkt i kësaj shoqërie të sëmurë, ku janë përmbysur vlerat, dhe në piedestal janë ngritur antivlerat. Ku kulti i parasë, i pasurimit të shpejtë, i jetës luksoze me çdo kusht, që reklamohet orë e çast në mediat sociale nga të ashtuquajturit “vip”-a, ka errësuar vlerat e dijes, edukimit, jetesës me djersën e ballit.

Kjo ka rrënuar autoritetin e shtetit në shoqëri, të mësuesit në shkolla, të prindit në familje. Prindërit e këtyre vrasësve, shpesh nuk e kanë idenë se çfarë bën çdo ditë fëmija i tyre, deri në momentin kur policia u zë derën e shtëpisë. Ose edhe kur nuhasin diçka heshtin, se u shijojnë të ardhurat e shumta që po u sjellin befas.

Edhe politika ka dhënë “kontributin” e saj në këtë drejtim, duke e mbushur parlamentin me lloj-lloj njerëzish me të shkuar kriminale. Gjendja është dramatike. Dhe ajo nuk zgjidhet me shprehjen “kokën e njëri-tjetrit të hanë”, që i shpëtoi pak kohë më parë kryeministrit Edi Rama./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...