E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

“Si do i shtyni zgjedhjet?”, ja çfarë komenti ka Basha

Ndonëse nuk foli për një skenar konkret, kryedemokrati Basha sërish i mëshon fort faktit se nuk mund të ketë zgjedhje të lira, pa largimin e kryeministrit Rama. Pas tryezës me gazetarë, Basha është pyetur se si do i shtyjnë zgjedhjet, në një kohë kur opozita është shprehur se “zgjedhje me Edi Ramën nuk ka”. Kreu i PD tha se Shqipëria është në nivelin më të keq në 28 vite, dhe se zgjidhja e vetme është largimi i Ramës, për ti dhënë fund ngërçit politik e ekonomik.

“Është e qartë për çdo shqiptar për mbarë botën, se Shqipëria është në një krizë të thellë politike dhe shkaku janë zgjedhjet e blera në 2017. Për të mbrojtur veten e tij dhe gjithë kupolën e organizatës së Rilindjes.

Zgjidhja e vetme politike është ajo që ka propozuar PD, këto zgjedhje që të zhvillohen të lira. Parakusht është largimi i Edi Ramës. Për të gjitha çështjet e thëna, mendoj se sot është dita të thellohemi, se Shqipëria është në nivelin më të keq në 28 vite.

Kjo gjendje duhet të marrë fund, dhe ka vetëm një rrugë, largimi i Edi Ramës. Preokupimi kryesor është dhe duhet të jetë dhënia fund e emigracionit, zgjidhje të krizës me njeriun që e bëri Shqipërinë si Kolumbi nuk mund të ketë”, tha Basha.

Lexo edhe :   Shqipëria feston sot 77-vjetorin e Çlirimit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin. Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u...