Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Të shkarkohen Sandër Lleshaj dhe Olta Xhaçka!”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka kërkuar shkarkimin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pasi sipas saj është shkelur rëndë siguria kombëtare me ngjarjen e grabitjes në aeroportin “Nënë Tereza”.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Silva ka komentuar edhe vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të vendosur Policinë Ushtarake dhe Batalionin Special të Forcave të Armatosura në territorin e aeroportit.

Sipas saj, kjo është një shkelje e hapur e Kushtetutës dhe për këtë arsye, Caka shprehet se ministrja duhet të shkarkohet.

Postimi i plotë i Silva Cakës:

Të shkarkohen Sandër Lleshaj dhe Olta Xhaçka!

Neni 173 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thotë:

“Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin. Zgjatja e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhet vetëm me pëlqim të Kuvendit çdo 30 ditë, për një periudhë jo më shumë se 90 ditë.”

Së pari, siguria kombëtare është shkelur rëndë me ngjarjen e datës 9 prill dhe për këtë arsye do duhej të ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme, të paktën në zonën ku pozicionohet Aeroporti i Rinasit, siç parashikohet në pikën 1 të nenit të mësipërm;

Së dyti, ndërhyrja e strukturave të Forcave të Armatosura në një aeroport civil (jo ushtarak), pa shpallur më parë gjendjen e jashtëzakonshme, është shkelje e rëndë e Kushtetutës;

Së treti, injorimi i Kuvendit të Shqipërisë, nuk bën gjë tjetër përveçse fakton edhe një herë, që ai Parlament është ilegjitim dhe këtë e dinë edhe anëtarët e tij, që mbajnë edhe postin e Ministrave;

Së katërti, ndërhyrja e strukturave të Forcave të Armatosura, ndodh kur policia e shtetit nuk është në gjendje të rivendosë rendin. Me këtë urdhër, Ministrja e Mbrojtjes, vetëm sa faktoi që forcat e Policisë së Shtetit, janë të paafta për menaxhimin e situatave të tilla;

Së pesti, paaftësia e forcave të Policisë së Shtetit, në parandalimin dhe trajtimin e kësaj ngjarjeje, do duhej të pasohej urgjent me dorëheqjen ose shkarkimin e Ministrit të Brendshëm (i cili jo rastësisht është edhe ish-ushtarak);

Së fundi, vendimi i Ministres së Mbrojtjes, për të vendosur Policinë Ushtarake dhe Batalionin Special të Forcave të Armatosura në Aeroportin Kombëtar të Rinasit, pa qënë në gjendje lufte, apo pa shpallur më parë gjendjen e jashtëzakonshme, është në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe për këtë arsye, ajo duhet të shkarkohet!!

Tags: olta xhackasander lleshajshkarkiminsilva Caka

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

“Rama shkeli kushtetutën”/ Siguria në aeroport, Basha nxjerr detajin për Lleshajn

Grabitja në Rinas zhvlerëson ndjeshëm euron, bankat nuk po tërheqin valutë

Mazhoranca lejoi Berishën të shpifë e kërcënojë në foltore, sot bllokon Rudina Hajdarin!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com