E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

“Rama shkeli kushtetutën”/ Siguria në aeroport, Basha nxjerr detajin për Lleshajn

Teksa aeroporti i Rinasit përballej me grabitje të herëpashershme, ministri aktual i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbajtur postin e kryetarit të bordit të Aviacionit Civil. Edhe pse gjeneral aktiv, Lleshaj nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë në aeroportin e Rinasit, ndërsa sot kryqëzon konçesionarin për probleme në standardet e sigurisë.

Kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e tij për grabitjen në Rinas e përmendi këtë fakt duke e akuzuar Ramën se ka shkelur ligjin me këtë emërim: Rama ka shkelur kushtetutën duke emëruar Lleshajn si kryetar në drejtimin e këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civili.

Ja dokumenti:

Sipas VKM, të 13 dhjetorit 2017, këshilli drejtues i Autoritetit të Aviacionit Civil mori këtë përbërje:

Sandër Lleshi, kryetar;
Brunilda Lilo, anëtar;
Hajrulla Çeku, anëtar;
Vladimir Avdiaj, anëtar;
Etleva Kondi, anëtar.

V E N D I M PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

Emërimin në detyrën e kryetarit dhe të anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, si më poshtë vijon:

– Z. Sandër Lleshi, kryetar; – Znj. Brunilda Lilo, anëtar; – Z. Hajrulla Çeku, anëtar; – Z. Vladimir Avdiaj, anëtar; – Znj. Etleva Kondi, anëtar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Lexo edhe :   Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...