Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mazhoranca lejoi Berishën të shpifë e kërcënojë në foltore, sot bllokon Rudina Hajdarin!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga Carlo Bolino/ Për të parën herë pas shumë vitesh dhune verbale beri-bashiane, më në fund dëgjojmë në Parlament zërin qytetar të një opozite moderne dhe evropiane, e cila kritikon pa ofenduar, analizon pa shpifur dhe kërkon pa shantazhuar.

Një opozitë ndryshe, e cila përpiqet të kapërcejë dobësinë e pashmangshme të kartonave (që dënon çdo pakicë) me forcën e arsyetimit dhe të logjikës.

Por gëzimi se më në fund shohim në Parlamentin shqiptar një debat politik që papritmas është kthyer në debat të qytetëruar, thërmohet përballë rreptësisë së padurueshme, me të cilin kryetari i seancës Gramoz Ruçi zbaton rregulloren.

Rudina Hajdari, e admirueshme në përjekjen e saj për të sjellë një opozitë gati gandiane, sot po numëronte me ton të qetë dhe qytetar arsyet pse, sipas saj, gabon qeveria.

Por pikërisht kur po fliste për reformën zgjedhore, një temë kjo mbi të cilën luhet e ardhmja e stabilitetit politik të vendit, kronometri i pamëshirshëm i Gramoz Ruçit i preu fjalën. Sipas regullores, kishte mbarauar koha në dispozicion.

Zëri dhe fjalimi i saj u ndërprenë menjëherë, si me një goditje shpate që pret një fije bari të gjelbër të sapombirë. Rudina, në mënyrë të heshtur dhe të qytetëruar, ashtu siç kishte ardhur tek foltorja, ashtu edhe u kthye në vendin e saj.

Kur pushteti në mënyrë kaq rigoroze e shpreh forcën dhe rreptësinë e tij vetëm ndaj më të dobtëve (ose ndaj njerëzve më të qytetëruar), atëhere ky është momenti kur rregullat e demokracisë bien poshtë dhe hyjnë në lojë vetëm më të fortët.

Për vite me rradhë rregullorja e Parlamentit është shkelur nga po kjo mazhorancë, e cila ka lënë të lirë Sali Berishën të flasë me orë të tëra dhe ta përdorë foltoren për të shpifur, fyer, kërcënuar, duke e ulur gjuhën e politikës në nivelin ku ka arritur sot.

Kur Gramoz Ruçi mori drejtimin e Parlamentit dhe u përpoq të rivendoste respektimin e rregullores, u ndesh me dhunën verbale dhe fizike të opozitës, që foltoren e mori me forcë, deri në atë pikë sa dogji mandatet.

Unë si qytetar do të kisha dashur ta dëgjoja fjalimin e Rudina Hajdarit deri në fund, por sëpata e rregullores nuk më la.

E kuptoj se t’i heqësh fjalën opozitës gandiane është më e lehtë se t’ia heqësh opozitës së dhunshme. Por pikërisht pse është aq e lehtë, është edhe e gabuar, përveçse e padrejtë.

Tags: BerishënbllokonfoltorekërcënojëlejoimazhorancaRudina Hajdarin!shpifë

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Ronaldo 41-Messi 16, çfarë dominimi i portugezit në Champions

VIDEO/ Arrestohet në Londër bashkëthemeluesi i Wikileaks

Basha premton nga Vlora rrëzimin e Ramës: S’do të pranojmë...







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com