Jo vetëm ministrja Manastirliu, por edhe kryeministri Rama kanë ndarë të njëjtin shqetësim lidhur me tubimin e kreut demokrat Basha në Durrës. Pa u shqetësuar për situatën aktuale me koronavirusin vdekjeprurës, kryedemokrati ka mbledhur rreth vetes shumë qytetarë, duke kundërshtuar në këtë formë masat ndaj pandemisë.
Teksa nuk i ka marrë seriozisht numrat në rritje të të infektuarve, ai ka mbledhur rreth vetes simpatizantë, duke mos respektuar distancimin fizik, e jo vetëm.
Me anë të një postimi në Twitter, kryeministri Rama shkruan: “TË RREZIKOSH SHËNDETIN DHE JETËN E NJERËZVE PËR TË LUAJTUR NJË PLLAKË GRAMAFONI!”.
TË RREZIKOSH SHËNDETIN DHE JETËN E NJERËZVE PËR TË LUAJTUR NJË PLLAKË GRAMAFONI! pic.twitter.com/Z5IgHIo2o9
— Edi Rama (@ediramaal) May 30, 2020