Politikë

‘Të rinjtë e papunë’, ish-deputeti: Mbetën kafeneve. Juve duhet t’ju vësh hurin dhe…

               Publikuar në : 11:41 - 15/04/19 Enno

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar në lidhje me të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, e cila e rendit Shqipërinë në krye të Evropës për përqindjen më të lartë të të rinjve të papunë, paarsimuar dhe patrajnuar, me 32.8% të totalit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Spahiu bën shkaktare qeverinë, duke u shprehur se “Jo protesta por juve duhet t’ju vësh hurin dhe e keni pak!”

Reagimi i plotë:

Ja dhe “dhurata” e Rilindjes për rininë shqiptare!

Shqipëria renditet në krye të Europës për përqindjen më të lartë të të rinjve të pa punë, pa arsimuar dhe pa trajnuar, me 32.8% të totalit.

Alternativat e vetme për të rinjtë shqiptarë mbeten kafenetë, deri sa të gjejnë një mundësi për të emigruar.

Është Oraganizata Ndërkombëtare e Punës që na sjell të dhënat e situatës së të rinjve në Europë nëpërmjet grafikut të mëposhtëm.

Rilindja hoqi të kuqen nga flamuri i PS por ja vuri Shqipërisë si damkë në hartën e Europës.

Kryesojmë për:

Papunësi
Trafiqe
Drogë
Krim
Emigrim
Varfëri
Korrupsion

Jo protesta por juve duhet t’ju vësh hurin dhe e keni pak!

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT