Kryeministri Rama ka publikuar statistikat e koronavirusit në Shqipëri, nga të cilat tregohet se janë kryer 505 teste, ku 38 kanë dalë pozitive dhe 467 negative, ndërsa ka patur edhe një viktimë.
Ai paralajmëron se dy javët e ardhshme do të tregojnë shumë lidhur me kurbën e rritjes së rasteve pozitive. Po kështu ripërsërit thirrjen që shqiptarët ti kushtojnë sa më shumë kujdes higjienës, që të ulet rreziku i infektimit.
Statusi
DY JAVËT E ARDHSHME DO TË NA TREGOJNË SHUMË LIDHUR ME KURBËN E RRITJES SË RASTEVE POZITIVE NË TERRITORIN TONË
? TË PËRGATISIM VETEN DHE NJËRI-TJETRIN PËR MBROJTJE SA MË TË FORTË KËTO DY JAVË DHE TË SHOHIM, HAP PAS HAPI, SA DO TË SHTRIHET ARMIKU MES NESH
? SA MË FORT TË MBROHEMI, AQ MË SHUMË I’A NGADALËSOJMË SHTRIRJEN DHE I’A RRISIM SHANSET VETES QË TË KUJDESEMI PËR ATA QË DO TA KENË PISK
? DUKE PARË ÇFARË PO BËJNË TË GJITHË VENDET E TJERA, KINI BESIM SE KEMI BËRË DHE PO BËJMË TË GJITHË HAPAT E DUHUR, NË KOHËN E DUHUR.
? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!
Në Shqipëri numri i personave të prekur me COVID-19 po rritet nga dita në ditë. Në vendin tonë, 38 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’, dhe është ndaluar lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi, dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.