Ditët me diell i lanë vendin shirave dhe temperaturave më të ulëta. Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës paraqitet me alternime kthjellimesh, dhe vranësira të shpeshta, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke sjellë reshje.
Gradualisht gjatë mesditës reshjet përfshijnë dhe pjesën tjetër të vendit, ku në zonat malore do ketë reshje dëbore.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 16 °C
në vendet e ulëta: 10 /15 °C
në vendet malore: 2 / 7 °C