Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Të neveritshme”, qytetarët të ashpër me mediat: Ka të drejtë “i gjati” kur i quan ‘kazan’

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Të neveritshme”, qytetarët të ashpër me mediat: Ka të drejtë “i gjati” kur i quan ‘kazan’

3 maj shënon Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit dhe si përgjatë viteve të fundit, Shqipëria rezulton ndër vendet me liri të pjesshme të medias. Madje sipas disa organizatave, situata ka ardhur duke u përkeqësuar. Sipas organizatës “Reporterët pa kufij”, Shqipëria renditet e 82-ta nga 180 shtete të marra në konsideratë sa i takon lirisë së shtypit, duke zbritur kështu me 7 vende nga viti i kaluar.

Sipas raportit, në vitin 2018 sulmet ndaj medias nga qeveria, si edhe nga krimi i organizuar kanë qenë shumë të mëdha. Gazetarët janë përballur me ofendime, kërcënime për jetën, me qëllimin e vetëm pengimin e punës së tyre.

Por, veç censurës që i bëhet, jo pak herë mediat bëjnë një auto-censurë e në rastet më të këqija, për interesa personale bëhen të njëanshme. Duke transmetuar shpesh lajme të pavërteta. Për këtë gjë kanë reaguar edhe qytetarët, të cilët thonë për Tirana Today se janë të lodhur nga kjo gjendje dhe ato çfarë duhet të shohin gjithmonë në media. Ata bëjnë thirrje për një kujdes më të madh të gazetarëve e t’i verifikojnë lajmet. Pasi shqiptarët nuk duan lajme bombastike, por të vërteta.

“Janë skandal dhe kur ai “i gjati” i thotë ‘kazan’ ka shumë të drejtë. Etika ka humbur fare, ka momente që gazetarët gënjejnë, shpifin, sepse po i dëgjojmë përditë nga gazetarët prapë. Nuk kemi nevojë për lajme që bëjnë bujë, por duam lajme të sakta. Janë bërë të neveritshëm, ke frikë të shohësh se kronikë e zezë vetëm. Për ta nxjerrë lajmin sigurisht që ta bëjnë, por kur ka prova e fakte të plota dhe pakundërshtueshme që gazetari të bërtasë e ulërijë me të madhe. Ama, këta nuk kanë e flasin me një fjalë goje, jo më tha ai e më tha ky.”

“Nuk i besoj shumë lajmet ndonjëherë, ndoshta ngaqë dëgjojmë shumë. Por, njëri e thotë ndryshe dhe tjetri jep një tjetër version. Kështu që ça na mbetet neve, a mund të ketë kështu besim?”

“Nuk janë në gjendje të mirë, sepse media merren shumë me thashetheme. Dihet që nga televizioni lajmet janë më të besueshme, sepse portalet duan like për të fituar punën e vetë.”

Gjatë vitit të fundit më tepër, kryeministri Rama shpesh në retorikën e vetë përdor termin “kazan” kur flet për mediat. Madje jo pak herë i drejtohet gazetarëve me një gjuhë jo etike, deri në ofenduese.

“Lirinë e kanë, por nga kryeministri jo. Sepse ai është shumë i ashpër me gazetarët, nuk duhet të jetë kështu. Ai i referohet si “kazan” mediave, por është vetë i tillë.”

“Unë jo shoh televizor, por 24 orë aty rri unë. Por, asgjë nuk besoj sepse nuk ke ç’të besosh. Mediat janë të njëanshme, ato shkojnë siç shkojnë partitë. Rama kur vjen puna për disa gjëra, nuk është i zoti ta shprehë ashtu siç duhet. Edhe kështu ia këput kazan, tepsi e ku di unë çfarë tjetër.”

“Lajmet nuk i besoj shumë kur flasin për politikanët se partitë rrejnë. Por, mediat janë në rregull, ato detyrën e tyre bëjnë. Kush është kazan, ai që nuk është kryeministri ynë?! Kazan mund të jetë e anasjelltë dhe jo gazetarët. Si ai asnjë politikan nuk e ka gjuhën kaq të ashpër me mediat, i fyen jashtëzakonisht shumë.”

“Mediat si politika janë. Për faqe të zezë.”/ TIRANA TODAY

Tags: censuroi mediatDita Ndërkombëtare e Lirisë së ShtypitetikegazetaretkazanKryeministri Edi Ramalajme të pavërtetaMediatraporti

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi
Aktualitet

“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi

20:45 | 18/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë
Aktualitet

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Next Post
“Ç’komedi e zymtë”, Rama ironizon opozitën: Rrahësit e gazetarëve flasin për liri

“Ç’komedi e zymtë”, Rama ironizon opozitën: Rrahësit e gazetarëve flasin për liri

Kush ishte “tregtari i vdekjes” dhe trafiku i tij i armëve me Shqipërinë

Kush ishte “tregtari i vdekjes” dhe trafiku i tij i armëve me Shqipërinë

Liria e Medias, Ambasada Amerikane ka një mesazh për politikanët

Liria e Medias, Ambasada Amerikane ka një mesazh për politikanët







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com