Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kush ishte “tregtari i vdekjes” dhe trafiku i tij i armëve me Shqipërinë

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, Video Galeri

Prej 11 vitesh ndodhet në burg, fillimisht në Tajlandë, dhe më pas në SHBA, ku është dënuar me 25 vite burg, me akuzën e furnizimit me armë të organizatave terroriste. Por deri në vitin 2008, ish-ushtaraku rus Victor Bout, ka qenë trafikanti më i madh i armëve në botë.

Inteligjent, dhe me një nuhatje të lindur për biznes, Bout e pa shembjen e Bashkimit Sovjetik, si një shans të artë për të bërë para. Ai bleu me çmime qesharake 3 avionë transporti “Antonov”, dhe nisi trafikimin e armëve në vende të ndryshme të botës, kudo ku kishte konflikte apo tensione, që ishin gati të shpërthenin. Ai shiste armë në Afganistan, Angola, Kongo, Liberi, Pakistan, Filipine, Ruanda, Sierra Leone, Sudan etj.

Gjithçka e koordinonte kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai ia dilte të vepronte pa u dënuar, falë shumë pasaportave që zotëronte me identitete të ndryshme, por edhe mbështetjes nga njerëz të fuqishëm. Filmi i famshëm i vitit 2005 “Lord of the Wars”, me protagonist aktorin amerikan Nicolas Cage, është frymëzuar pikërisht nga Victor Bout.

Aktiviteti i tij 17-vjeçar, ka përfshirë edhe Shqipërinë gjatë viteve 1992-2003. Disa libra investigativë mbi “tregtarin e vdekjes”, përmendin nisjen e ngarkesave me armë nga Shqipëria në disa vende afrikane dhe sidomos në Kongo dhe Ruanda, ku gjatë viteve 1990 pati 2 luftëra civile të përgjakshme.

Të gjitha transaksionet, realizoheshin në çdo rast me ndërmarrjen shtetërore shqiptare të tregtisë së armeve, MEICO. Veç të tjerash, Bout u akuzua se kishte furnizuar me armë talebanët në Afganistan, dhe mbi të gjitha luftëtarët e Al-Kaedës. Në këtë rast, amerikanët nuk e toleruan, pasi organizata e drejtuar nga Bin Ladeni, ishte përgjegjëse për sulmet e 11 Shtatorit 2001 në SHBA./ Tirana Today

Tags: armei vdekjesme Shqipërinëtrafikutregtari

TË LIDHURA

Bota

Gjermania jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Portugalia e Austria sigurojnë vendet evropiane

14:55 | 04/06/2026
Bota

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026
Analizë

Ushqimi i kontaminuar shkakton 1.5 milion vdekje në vit, fëmijët nën5 vjeç janë viktimat më të mëdha

10:12 | 04/06/2026
Next Post

Liria e Medias, Ambasada Amerikane ka një mesazh për politikanët

Intervista/ Rrahman Parllaku: Ja katër kriminelët e Shqipërisë, pse s’e vramë Enverin

5 Maji ditë pastrimi/ Vasili: Turp për Bashkinë e Tiranës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

by mirseda
15:12 | 04/06/2026
0

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për praktikën e vendosjes së të pandehurve në kafaze të...

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026

Gjermania jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Portugalia e Austria sigurojnë vendet evropiane

14:55 | 04/06/2026

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

14:42 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com