Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Liria e Medias, Ambasada Amerikane ka një mesazh për politikanët

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Liria e Medias, Ambasada Amerikane ka një mesazh për politikanët

Ambasada Amerikane ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, duke përcjellë një mesazh për qeverinë dhe politikanë që të punojnë për të forcuar lirinë e fjalës.

Në një postim në facebook, Ambasada Amerikane shprehet se kjo ditë është gjithashtu ditë reflektimi edhe për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit.

“Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Është gjithashtu edhe një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit.

Në të njëjtën kohë, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës. Ky Studim mbi Profesionistët e Medias, i kryer nga IDRA, nënvizon këto çështje të rëndësishme”, shkruan Ambasada.

Panorama e Medias në Shqipëri- studim mbi profesionistët e medias

U prezantuan sot në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, gjetjet e studimit “Panoramën e Medias në Shqipëri”. Studimi me profesionistët e medias u realizua nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Të pranishëm në eventin e prezantimit ishin: Z. Brian Beckman, Shef i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Z. Auron Pashaj, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) Z. Mark Marku, Shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Z. Lutfi Dervishi, Ekspert i Medias si dhe Znj. Lorena Zajmi, Menaxhere Projektesh & Hulumtuese pranë Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA).

Rekomandimet për adresimin e çështjeve problematike të evidentuara

Në fjalën e tij,  z. Brian Beckman, Shef i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, nënvizoi se “Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë lirinë e shtypit si përbërës kyç të qeverisjes Demokratike. Shoqëritë demokratike nuk janë të pagabueshme, por ato japin llogari dhe shkëmbimi i ideve qëndron në themel të qeverisjes që jep llogari. Media promovon debat aktiv, ofron raportim investigative, si dhe shërben si forum për të shprehur pikëpamje të ndryshme, sidomos në emër të atyre që janë të margjinalizuar në shoqëri.” Me tej, z. Beckman u shprreh “Sot, në Ditën e Lirisë së Shtypit, ju sfidoj të kërkoni dhe tregoni të vërtetën. Mund t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë. Nëse zgjidhni të flisni të vërtetën, ne të na keni në krah.”

Raporti “Panorama e Medias në Shqipëri” ofron një kuptim më të mirë të panoramës së medias në Shqipëri, politikave kombëtare të mediave, kuadrit ligjor dhe autoritetit rregullator.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar eksplorimit të mjedisit mediatik në përgjithësi, si dhe sfidat me të cilat përballen profesionistët e medias sot, përfshirë: pavarësinë editoriale; ndikimin e politikës dhe biznesit në linjën editoriale të gazetarëve; sigurinë e vendit të punës për punonjësit e medias; trajtimin dhe vërtetësinë e lajmeve; dhe profesionalizmin e gazetarëve dhe lirisë së mediave në Shqipëri në veçanti.

Si më poshtë renditen 3 prej gjetjeve më kryesore të hulumtimit:

  1. Rreth 17% e profesionistëve të medias deklarojnë se nuk kanë një kontratë pune ose marrëveshje punësimi me median ku punojnë. Kjo shifër shkon deri në 31% (pa një kontratë) kur fokusohesh te të anketuarit e punësuar në mediat jashtë Tiranës. Edhe mes atyre që deklarojnë se kanë një kontratë, rreth 30% e tyre thonë se nuk ndihen “të mbrojtur” nga kontrata e tyre.
  2. Vetë-censura është shumë e zakonshme në mesin e profesionistëve të mediave shqiptare. Të anketuarit mendojnë se ose “pothuajse të gjithë mediat censurojnë vetveten” (41%) ose se “disa media vetë-censurohen” (36%). Lajmet “pezullohen” ose “shtyhen” për shkak të: i) presionit të qeverisë, ii) presionit të partive politike dhe iii) presionit të biznesit.
  3. Rezultate alarmuese vërehen kur të anketuarit pyeten nëse ata mendojnë se “gazetarët abuzohen verbalisht ose psikologjikisht kur kryejnë detyrën e tyre”. Kombinuar, shumica dërrmuese mendon se gazetarët abuzohen verbalisht apo psikologjikisht ‘deri diku” (66%), apo ‘plotësisht’ (19%). Për më tepër, rreth 1 në 3 të anketuar deklaron se ai / ajo vetë është kërcënuar verbalisht apo fizikisht gjatë kryerjes së punës së tyre.

Ky është studim i parë i realizuar në Shqipëri i cili krijon një diagnozë të detajuar të klimës mediatike në vend.  Pjesë e këtij studimi kanë qënë mbi 800 profesionistë të medias nga të gjitha tipologjitë e gazetarise.

Tags: 7 graburgkillermërziturOficeriRrëfehetshkoj

TË LIDHURA

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit
Aktualitet

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali
Aktualitet

Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali

19:45 | 05/12/2025
Këlliçi: “Të rinjtë janë forca e ndryshimit, bashkohuni Foltores.”
Politikë

Këlliçi: “Të rinjtë janë forca e ndryshimit, bashkohuni Foltores.”

18:46 | 05/12/2025
Next Post
Intervista/ Rrahman Parllaku: Ja katër kriminelët e Shqipërisë, pse s’e vramë Enverin

Intervista/ Rrahman Parllaku: Ja katër kriminelët e Shqipërisë, pse s’e vramë Enverin

Vasili shpërthen ndaj Veliajt: Tiranasit kanë neveri të të njohin

5 Maji ditë pastrimi/ Vasili: Turp për Bashkinë e Tiranës

Godet Kamza, afron ish-drejtorin e Juventusit

Tronditet bota e futbollit, ndahet nga jeta trajneri që bëri mrekullinë me Kamzën







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit
Aktualitet

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

by mirseda
21:53 | 05/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Unazën e Madhe, në segmentin verior të Tiranës. Sipas...

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

21:37 | 05/12/2025
Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
AAK-ja e nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

AAK-ja e nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

20:08 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com