Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Të flasim si diplomat, të veprojmë si patriotë”, Kurti: Fati ynë është në BE

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Të flasim si diplomat, të veprojmë si patriotë”, Kurti: Fati ynë është në BE

Në Elbasan nis takimi i 7-të i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Shqipëri- Kosovë. Kryeministri Edi Rama ka dalë të presë homologun Albin Kurti me çadër, për shkak të motit të keq. “Do kishim dashur t’ju prisnim me diell, por shpresoj që gjithë ky shi dhe këto pika që kemi mbi kokë, të jenë ogur i mirë. Është kënaqësi të jemi bashkë”, e nisi fjalimin e tij kryeministri Edi Rama.

Pasi u ulën në sallën e mbledhjes, kreu i qeverisë shqiptare i uroi mirëseardhjen homologut të tij dhe kabinetit qeveritar ‘Kurti’. Kryeministri Edi Rama i propozoi homologut të tij Albin Kurti nga mbledhja mes Shqipërisë dhe Kosovës, një abetare të përbashkët mes dy vendeve. Kreu i qeverisë tha se shqiptarët duhet të kenë një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët, që më pas të shtrihet në gjithë trojet.

“Dëshiroj të ndaj një gjë që e di që do të japë kënaqësi. Ne kemi dakordësuar në qeveri, që të punojmë që në vitin e ardhshëm, të kemi gati abetaren e unifikuar. Prej vitesh tanimë është një libër që bazuar në ligjin e arsimit që ne kemi, është trajtuar si tekst, me shumë alternative. Jemi dakordësuar për një abetare, dua ta ndajmë së bashku këtë objektiv që të kemi një abetare unike të gjuhës shqip në Shqipëri e Kosovë, e më tej në të gjithë trojet. Na duhet një punë cilësore, për një libër të shenjtë për të gjithë shqiptarët. Të krijojmë një libër që të jetë i veçantë e me vlerë të caktuar. Elbasani është një tjetër zonë që i ka dhënë shumë historisë së përbashkët”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se me Kosovën është firmosur edhe marrëveshja për lehtësimin  e procedurave doganore, për kontrollin e mallrave në kalimin doganor.

“Nga ana tjetër jemi shumë të qartë se në dy anët, kemi nevojë të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve dhe shtimin e ndërveprimit ekonomik e tregtar. Të integrojmë tregjet tona. Sot firmosim marrëveshje për të lehtësuar proceduarat doganore për kontrollin e mallrave që synojnë unifikimin e proceduara të kalimit doganor”, u shpreh Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nisje të fjalimit kujtoi viktimat e tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima. Që në nisje të fjalimit, Kurti u shpreh se dhimbja e familjarëve, është dhe e Kosovës.

“Më lejoni të përkujtoj se sot janë mbushur 2 vjet nga tërmeti në Shqipëri. Ne bashkëndjejmë me familjarët e viktimave, dhembja e tyre është e jona”, tha Kurti.

“Kjo është mbledhja e 7-të e dy qeverive, por e para e imja si kryeministër i Kosovës. Sa herë që vi në Shqipëri, jo vetëm si kryeministër kam një ndjesi të veçantë që edhe nuk përshkruhet lehtë e nuk shpjegohet kollaj. Jemi si një lis me dy degë, paçka se me dy dialekte që sa vjen e tjetërsohet.

Çfarëdo që po them, po analizohet mirë se ku desha të dal, po edhe sikur të mos them asgjë, prap do thoshim edhe ky është mesazh. Ajo që ndjej në Kosovë, ka një lloj ndrydhje të ndjejave kur flitet për Shqipërinë, një lloj e represionit të shkaktuar nga trauma e simboleve që ka rezultuar me një tonditje kolektive.

Shoqëria në Kosovë përjetoi një zëvendësim që nuk u pyet. Pra, një kërkesë për të ndrydh një dëshirë e një mendim. Të thuash se jemi të ndarë, do ishte marrëzi. Të thuash jemi më të fortë se jemi dy, do ishte tepri e shkurtpamësi të thuash se angazhohesh për pajtim kombëtar, do të quanin nacionalist, e të thuash se do bashkohemi në BE të shquajnë për diplomat. Kështu le të flasim si diplomat e të veprojmë si patriotë. Sa më i projektuar horizonti i marrëdhënieve tona, aq më i mundëshëm është integrimi në BE, që është fati ynë.

Si patriot duhet t’i forcojmë dy shtetet, patriotizëm është të luftosh korrupsionin, gjyqësor të pavarur, liri të mediave. Bashkëpunimin me njëri tjetrin e këmi detyre, jo dëshirë. Sa më të njësuar të jemi në qëndrime, aq më të fortë e fuqishëm do të bëhemi. Duhet të gjejmë thirrjen tonë të përbashkët. Çdo e mirë e njërit shtet mund të përcillet në anën tjetër. Linja Prishtinë-Durrës, është cilësi ekologji e fuqi e tokës në det, rritje e portit kryesor të shqiptarëve. Rrit dhe forcon shqiptarët por edhe ndihmon rajonin. Jetojmë me fqinjët tanë. Marrëveshjet që kemi para do lehtësojnë procedurat”, u shpreh Kurti.

Tags: kosovekurtiramashqiperi

TË LIDHURA

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë
Aktualitet

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë
Shqipëria

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

20:47 | 14/11/2025
Next Post
Depresioni sezonal/ Pse ndodh dhe si t’i menaxhoni simptomat

Depresioni sezonal/ Pse ndodh dhe si t’i menaxhoni simptomat

B.1.1.529 nga Afrika e Jugut/ Italia vendos kufizime të reja

B.1.1.529 nga Afrika e Jugut/ Italia vendos kufizime të reja

Semi përlotet teksa lexon kartolinën dhe falenderon Donaldin (VIDEO)

Semi përlotet teksa lexon kartolinën dhe falenderon Donaldin (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com