E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Semi përlotet teksa lexon kartolinën dhe falenderon Donaldin (VIDEO)

Me rastin e Ditës së Falenderimeve, banorët e “Big Brother VIP” i kanë shkruajtur vetes kartolina. Semi ka qenë nga banoret që është emocionuar gjatë leximit të kartolinës së saj. Ajo ka falenderuar në veçanti nënën e saj, por edhe Donaldin. Semi ka deklaruar se Donaldi është shoku i saj, por mes tyre është një person më i rëndësishëm për të, duke iu referuar Bora Zemanit.

“Sot, në ditën e falenderimeve njeriu i parë që do takoja sapo të dalë është ime më. Dua t’i them faleminderit për çdo gjë, për çdo lot që ka derdhur gjatë rritjes time nga pamundësia për të plotësuar çdo tekë a dëshirë.

Faleminderit për netët pa gjumë, për dashurinë pa kushte, faleminderit për edukatën, faleminderit që je kaq mendjehapur. Faleminderit që më ke mësuar çfarë është liria, faleminderit që ke besuar në mua dhe faleminderit që më ke treguar që gratë mund të jenë superheroina.

Njeriu që dua të falenderoj në këtë shtëpi është Donaldi, që ka qenë për mua në çdo gjë, pavarësisht se herë pas here e mërzitur dhe e kam kaluar masën. Je shoku im pavarësisht se në historinë tonë është dikush pak më i rëndësishëm, por je vërtet shoku im. Njeriu që i kam nxjerrë anën më të keqe në “Big Brother”, ka pasur disa njerëz në fakt, po faleminderit Zotit që s’e kam një anë agresive ta nxjerr aq kollaj. Njeriu që nuk e fal asnjëherë është vetja ime, sepse kam marrë për të mirëqenë shëndetin tim mendor dhe e kam lënë veten të fundit në mendimet e mia”, tha Semi.

Lexo edhe :   Bora dhe Semi do të "hakmerren" ndaj Donaldit në "Për’puthen Prime"

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi...