E hënë, 6 Prill, 2020
11 C
Tirana

Të enjten vendimi final/Balla publikon letrën e 73 eurodeputetëve dërguar Këshillit Evropian

Lexo edhe ...

Vuan nga koronavirusi, kryeministri britanik dërgohet në spital

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është dërguar ditën e sotme për kontroll në spital. Vizita e tij në spital vjen 10 ditë pasi Johnson...

“Ditë më të mira do vijnë”/Mbretëresha Elizabeth ll mesazh popullit të saj

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ll iu është drejtuar me një mesazh britanikëve, duke u shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në...

​Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet i riu në Britani

Një 20-vjecar nga Britania e Madhe është arrestuar pasi u kap duke pështyrë disa artikuj ushqimorë në një supermarket. I riu hyri në një dyqan...

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19

Nga Ben Andoni Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka shprehur mirënjohjen e tij 73 eurodeputetëve të grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, ai i falenderon ata për letrën që i kanë drejtuar Këshillit Evropian, për përcaktimin e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Balla shprehet besim-plotë se Këshilli Evropian të enjten do të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e dy vendeve.

Postimi i plotë:

Si bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, dua të shpreh mirënjohjen për 73 eurodeputetë të grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian, të cilët i kanë drejtuar Këshillit Europian një letër për përcaktimjn e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Metodologjia e re e Zgjerimit ka adresuar tashmë edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit.

Jam besim-plotë Këshilli Europian të enjten do të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më poshtë letra e firmosur nga 73 eurodeputetët:

KËSHILLI I BASHKIMIT EUROPIAN
Rue de la Loi 175 B-1048 Bruksel

23 Mars 2020

Tema: Përcaktimi i një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkëlqësia Juaj,

Pas samitit të tetorit të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe vendimit për të mos dhënë një datë fillestare për negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian ka paraqitur një strategji të re të rishikuar të Zgjerimit.

Një tjetër vendim jo i favorshëm nga BE mund të rrezikojë dhe të prishë përparimin e arritur tashmë, duke sjellë një dobësim të lëvizjeve pro-evropiane në vendet e rajonit. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me padurim presin vendimin e ardhshëm, mbi të cilin varet stabiliteti i të gjithë rajonit. Kjo do të shihet si një rrugë përpara, dhe do të dërgojë një mesazh të vërtetë të angazhimit të BE-së në rajon. Do të thotë gjithashtu që BE-ja mban premtimet e veta pasi Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kohët e fundit kanë vlerësuar se vendet janë të gati për të filluar negociatat.

Të dy vendet kanë treguar përkushtim për reformat dhe përparim dhe kanë përmbushur kërkesat e bëra nga ana e BE-së. Edhe pse vullneti për t’u anëtarësuar në BE mbetet i lartë në mesin e qytetarëve të dy vendeve, pas mosvendimit, ajo ra me 15% në Maqedoninë e Veriut, në bazë të statistikave zyrtare të disponueshme.

Ne po kërkojmë të vendosim një datë specifike për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe t’u japim mundësinë këtyre vendeve për të filluar negociatat pasi i kemi mbajtur ata në pasiguri për vite. Është me shumë rëndësi, pasi në këtë mënyrë do të japë energji të re për reformat dhe përparimin në rajon, ndërsa Bashkimi Evropian rifiton besueshmërinë në rajon.

Sinqerisht i juaji,

Irena Joveva

Klemen Grošelj

Biljana Borzan

Lukas Mandl

Ramona Strugariu

Tanja Fajon

Katalin Cseh

Franc Bogovič

Andreas Schieder

Petar Vitanov

Milan Brglez

Damian Boeselager

Victor Negrescu

Sophie In’t Veld

Andrius Kubilus

Valter Flego

Adrian Vazquez Lazara

Marek Belka

David Lega

Petra Kammerevert

Vladimir Bilčik

Andor Deli

Evin Incir

Željana Zovko

Robert Hajsel

Ilhan Kyuchyuk

Kinga Gal

Michal Šimečka

Marion Ëalsmann

Vlad Marius Botos

Eugen Tomac

Urmas Paet

Karin Karslbro

Martin Hojsik

Viola von Cramon

Predrag Fred Matić

Eniko Gyori

Traian Basescu

Arba Kokalari

Eva Maydell

Jacek Saryusz-Ëolski

Thomas Ëaitz

Bronis Rope

Jaroslaë Duda

Romana Jerković

Gheorghe Falca

Tomislav Sokol

Andrzej Ëitold Halicki

Radan Kanev

Jose Ramon

Bauza Diaz

Attila Ara -Kovacs

Brando Benifei

Bobert Biedron

Christian Sagartz

Isabel Santos

Maria Grapini

Emil Radev

Danuta Maria Huebner

Andrey Kovatchev

Marina Kaljurand

Dita Charanzova

Jerzy Buzek

Tineke Strik

Rasa Jukneviciene

Paulo Rangel

Clotilde Armand

Dimitros Papadimoulis

Fabio Massimo

Castaldo Svenja

Ilona Hahn

Alexander Yordanov

Chiara Giuli

Asim Ademov

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Vuan nga koronavirusi, kryeministri britanik dërgohet në spital

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është dërguar ditën e sotme për kontroll në spital. Vizita e tij në spital vjen 10 ditë pasi Johnson...

“Ditë më të mira do vijnë”/Mbretëresha Elizabeth ll mesazh popullit të saj

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ll iu është drejtuar me një mesazh britanikëve, duke u shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në...

​Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet i riu në Britani

Një 20-vjecar nga Britania e Madhe është arrestuar pasi u kap duke pështyrë disa artikuj ushqimorë në një supermarket. I riu hyri në një dyqan...

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19

Nga Ben Andoni Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund...

Qetësohet situata në Francë, bilanci për 24 orët e fundit

Më në fund edhe Franca ka shënuar një ulje mjaft të ndjeshme, në numrin e viktimave nga koronavirusi. Pas dy ditëve (2 dhe 3 prill)...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT