Superliga/ Sapo janë mbyllur dy ndeshjet, Partizani ‘skuq’ kryeqytetin

Laçi merr kryesimin e Superligës pas fitores 0-2 në transfertën e Korçës. Golat nga Mentor Mazrekaj dhe Shehu në fraksionin e dytë i japin primatin laçjanëve dhe shton euforinë tek bardhezinjtë e veriut.

Në derbin e kryeqytetit Partizani tregon dhëmbët dhe del i fituar. Golat nuk kanë munguar në këtë ndeshje shahu.

Pjesa e bardhë u mbyll në barazim 1 – 1 pasi Hoxhallari mendoi të zhbënte rrjetën e Belicës. Ndërsa në pjesën e dytë, Jurgen Bardhi pas pothuaj një ore lojë i dha avantazhin demave dhe i jep 3 pikët Partizanit në një moment kur Superliga nuk po gjen ‘kryetar’.

Në orën 16:00 Teuta e Durrësit do të presë Kastriotin.