Lideri i Iranit hedh akuzën e fortë: SHBA-të e krijuan vetë ISIS

Lideri i dytë suprem i shtetit të Iranit, Sayyid Ali Khamenei, ka hedhur disa akuza të forta në drejtim të se Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, ky shtet ka krijuar Shtetin Islamik(ISIS), dhe se për këtë duhet të marrin përgjegjësi.

Ndër të tjeram ai shprehet se me pretekstin e luftimit të organizatës ISIS, SHBA-të po ndërtojnë baza ushtarake nëpër Siri.

”SH.B.A. krijuan ISIS dhe e kanë rrëfyer këtë. Tani me pretekstin e luftimit të ISIS, ata po ndërtojnë baza ushtarake në Irak dhe Siri. Pastaj ata flasin me urrejtje dhe inat për praninë e Iranit në rajon, e cila ka qenë me kërkesë të qeverive legjitime të rajonit.’’, shkruan Sayyid Ali Khamenei në rrjetin social, Twitter.