pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomcasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetsezar casinomariobetbetasusdoedajojobetgrandpashabetgameofbetbetciobettiltpalacebet girişbetbey girişwbahis girişcratosroyalbet girişbetpuan girişbetpuan girişdinamobet girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetamgbahispalacebetbetbeywbahisbetebetcratosroyalbetbetpuanwbahispusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanGrandpashabet girişbettilt girişcasibomGrandpashabetmatbet girişmatbet girişpusulabet girişVDCasinoVDCasinonesinecasinoromabetromabetgameofbetradissonbetpalacebetbetbeywbahiscratosroyalbetbetpuanjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinowbahis girişcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetholiganbetmatbetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisgrandpashabetbetciopusulabetholiganbetgrandpashabetpornodinamobetŞans CasinocasibomGrandpashabetdinamobet güncel adresgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Superliga/ Katër të parët ndeshen mes tyre, në 17:00 luhen fatet e sezonit

5 vjet ago
in Kryesore, Sport
Partizani.al

Partizani.al

Superliga

Sot, në orën 17:00, Superliga shqiptare shtrihet në 5 terrene njëkohësisht siç e do tradita në javët e fundit të kampionatit për të mos favorizuar apo penalizuar skuadrat që luajnë për të njëjtët objektiva. Nga 10 ekipet që luajnë në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar vetëm Apolonia ka rënë matematikisht nga kategoria. Për trofeun luftojnë 4 prej tyre, ndërsa për Europën janë 5 konkurrentë, pra gjysma e pjesëmarrësve.

Dita e sotme, java e 35-të nga 36 që ka kampionati ynë, mendohet se do të ndajë shapin nga sheqeri megjithëse diferencat janë aq të vogla sa dhe java e fundit pritet të jetë vendimtare në çdo plan.

Një labirint i veçantë ky i sotmi në kampionatin shqiptar pasi dy ekipe me nga 60 pikë, vendi i 3-të dhe i 4-t, sfidojnë dy ekipet para tyre që kanë nga 62 pikë.

Partizani-Vllaznia

Partizani-Vllaznia është ndeshja me vëmendjen më të madhe mbi vete e javës së 35-të. Luan e para me të dytën dhe mund të vendosë titullin kampion, të paktën ‘de facto’. Partizani sapo ka marrë kreun dhe i mjafton të fitojë vetëm dy ndeshje pasi mundi rivalët direktë Teutën për t’i marrë kreun. I duhen vetëm dy fitore por Vllaznia nuk është kockë e lehtë pasi jo vetëm që lufton edhe ajo për titullin dhe me një fitore bëhet pretendenti kryesor, por edhe për faktin se Vllaznia e këtij sezoni është një ekip ndryshe, një ekip që u shkëput 9 pikë nga vendi i dytë në mes të sezonit dhe një ekip që luan shumë mirë i organizur në fushë. Vllaznia do të ishte dhimbje koke jo vetëm për Partizanin por për çdo ekip në kampionat. Ndeshja luhet në ‘Air Albania’ dhe pritet të jetë nyja gordiane e këtij sezoni përsa i përket titullit kampion.

Laçi-Teuta

Poashtu një ndeshje thelbësore për fatet e këtij sezoni. Vendi i parë dhe kupar e Europës marrin përgjigje edhe nga sfida e Laçit sot. Vendasit të ndodhur në pozitat e Vllaznisë, dy pikë poshtë kreut, me një fitore shkojnë të dytët pavarësisht se si del ndeshja në Tiranë. Në rast barazimi, si kurbinasit ashtu dhe durrsakët do të humbnin në përqindje të lartë shanset për sukses, prandaj barazimi nuk i bën punë asnjërit. Nëse Teuta fiton, veshët nga Tirana në pritje të një nderi nga Vllaznia e Shkodrës, kështu do të rimerrte vednin e parë me një javë për t’u luajtur.

Kastrioti-Bylis

Takimi i tretë për nga rëndësia diteën e sotme. Akti zhvendoset për në skenën e zonës së ftohtë, aty ku përcaktohet kush i bashkangjitet Apolonisë në rënie nga kategoria dhe kush luan ndeshjen shtesë në shtëpi për të mbijetuar. Kastrioti ka një pikë më shumë se Bylisi dhe e pret në shtëpi, një fitore e krutanëve dhe gjithçka mbyllet, Bylisi bie në Kategorinë e Parë. Barazimi e shtyn betejën për në ndeshjen e fundit. Bylisit nga ana tjetër i duhet një fitore për të kthyer monedhën.

Skënderbeu-Kukësi

Jo shumë larg në kohë, Skënderbeu-Kukësi ishte sfida që ndante kampionin dhe nënkampionin për disa sezone rradhazi në Shqipëri. Sot, Kukësi nuk ka asnjë objektiv dhe vjen në ndeshje si vendi i 6-të pasi e ka betonuar javë më parë. Skënderbeu, në një sezon si kurrë më parë këtë dekadë, duhet ende të luftojë për të mos rënë nga kategoria. Ndeshja e sotme mund t’i sjellë fund ankthit në kampin korçar pasi ndodhet 3 pikë nga Kastrioti dhe 4 nga Bylisi. Një fitore e shpëton automatikisht Skënderbeun ndërsa kombinimet e mundshme me ndeshjen e Krujës e nxjerrin në të shumtën e rasteve të avantazhuar.

Apolonia-Tirana

Dy ekipe pa objektiva përballen në Fier për të respektuar kampionatin. Apolonia e talenteve fierakë nuk ia doli përballë vështirësisë së superiores dhe prej javësh luan për respekt. Tirana e Shehit është e pesta. Shanset për Europë sezonin tjetër kanë humbur. Luhet për statistika. / Totila Kotorri/Tirana Today

Tags: ApoloniaByliskampionati shqiptarKastriotiKukesilacipartizaniSkenderbeuSuperligateutaTiranavllaznia

TË LIDHURA

Aktualitet

Mbyllet protesta e 48-të para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër do të jemi më shumë

23:03 | 17/07/2026
Aktualitet

GJK arsyeton vendimin: Pranoi Komisionin për Zgjedhjet, rrëzoi kërkesën për “McGonigal”

22:46 | 17/07/2026
Aktualitet

Atentat ndaj Thimjo Rubatit, policia reagon pas sulmit me armë pranë biznesit të 50-vjeçarit

22:44 | 17/07/2026
Next Post

Pesë shoqëritë e vjetra sekrete që veprojnë ende në SHBA

PD/ Harxhi dorëzon kandidaturën: Reformim i thellë i PD mbi idealet e 90'-91'

Delegacioni i BE-së për rastet e fundit në Shqipëri/ Përdhunimi është krim







JU REKOMANDOJMË

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Bota

Trump paralajmëron Kanadanë: Do ju vendosim tarifa shtesë për shkak të tymit të zjarreve!

by mirseda
09:28 | 18/07/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë tarifa shtesë ndaj Kanadasë për shkak të tymit...

Lëkundje të forta në Turqinë lindore, Malatya goditet nga tërmeti me magnitudë 5 ballë

09:25 | 18/07/2026

Fshati Morin në Kukës mbetet pa ujë në ditët e nxehta, banorët riparojnë vetë ujësjellësin

09:18 | 18/07/2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje,

09:14 | 18/07/2026

Mbyllet protesta e 48-të para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër do të jemi më shumë

23:03 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com