Jepet masa e sigurisë për 6 të arrestuarit, të cilët morën pjesë në incidentet e KZAZ-së numër 3 në Shkodër.
Mësohet se Gjykata e Apelit ka lënë në “detyrim paraqitjeje” 4 prej të arrestuarve ndërsa shtetasi Çesk Toma është lënë pa masë sigurie dhe ndalimi i tij është konsideruar i paligjshëm.
Nga ana tjetër me “detyrim paraqitjeje” janë dënuar shtetasit: Adil Garuci, Orlando Thepi, Gentian Bytyçi, Aleks Ndoi dhe Alfred Nikolli. Shtetasit e lartëpërmendur dyshohen se kanë marrë pjesë në trazirat para 30 qershorit, ku në KZAZ-në numër 3 në Shkodër, u dogjën kutitë e votimit.