E enjte, 28 Maj, 2020
15 C
Tirana

Pjepri me substanca kancerogjene? AKU: Manipulim, duan të promovojnë pajisjen e provës

Më të lexuarat

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

Sërish numër i lartë i rasteve të reja, bilanci për 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus në vend. Sipas njoftimit, 13 prej rasteve të reja janë...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

“Më i madhi në rajon”/ Rama tregon projektin që do të ndërtojë kompania franceze

Kryeministri Edi Rama bën me dije se kompania franceze “Voltalia as” është fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë. Kreu i qeverisë e...

Shqetësimet për perimet dhe frutat që konsumojmë ka qenë gjithmonë një problem ekzistues në vendin tonë. Kohët e fundit kemi parë shumë raportime për një nivel të lartë të nitratit tek pjepri.

Në të gjitha matjet e kryera me një pajisje të certifikuar ndërkombëtarisht, në 4 tregje të Tiranës, niveli i nitratit ka variuar nga 540 deri në 850, ndërkohë që niveli i lejuar është 90 miligramë për kilogramë.

Albana Daka, nutricioniste, shprehet se nivelet e konstatuara të nitratit janë jashtë çdo rregulli shqiptar dhe ndërkombëtar, dhe janë të pritura të shkaktojnë kancer në organizëm.

“Në qoftë se këto norma tejkalohen dhe fatkeqësisht në shumicën e rasteve janë të tejkaluara, të dyja këto elementë kur futen në organizëm, sidomos nitratet ndërmjet enzimave të gojës, kthehen në nitrate të cilat pastaj pasi kalojnë në aparatin tretës në stomak, ndërmjet aciditetit të stomakut kalojnë në disa lëndë që quhen nitrozamina të cilat janë substanca potencialisht kancerogjene”, thotë Albana Daka.

Skandali u publikua nga Tv Klan, i cili iu drejtua ISUV, Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për të saktësuar rezultatin që doli nga testimi paraprak. Por, ISUV thotë se pjepri nuk është në listën e perimeve që duhet t’i kryhen analizat.

E për këtë rast ka ardhur një reagim edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili deklaron se nuk ka vend për alarm në lidhje me nivelin maksimal të lejuar të nitrateve në produktet ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) thekson se “gjatë këtij viti kemi thuajse pesëfishuar eksportet tona në vendet e BE-së dhe jo vetëm, si dhe nuk kemi asnjë ngarkesë fruta-perimesh të kthyer mbrapsht në vendin tonë për arsye të nivelit mbi normën e lejuar të mbetjeve (nitrateve) në këto produkte (konkretisht pjepër)”.
“Për rastin e trajtuar mediatikisht nuk ka vend për abuzim/manipulim apo spekulim në komunikimin publik duke krijuar panik të panevojshëm dhe fiktiv për konsumatorët. AKU trajton me seriozitetin maksimal të gjitha indiciet apo denoncimet lidhur me problematika që mund të cenojnë sigurinë ushqimore, por rasti konkret nuk evidenton besueshmërinë e nevojshme si denoncim. Ajo çfarë u paraqit në media nuk përmban as detaje të integritetit dhe gjurmimit të mostrës së produktit (konkretisht, vendin e origjinës pra prodhuesin/fermerin, subjektin tregtues, kushtet e ruajtjes, detaje të dokumentacionit shoqërues mbi këtë produkt), si dhe as besueshmërinë në përdorimin e aparatit dhe saktësinë e tij në matje”, thekson AKU.

Lexo edhe :   AKU inspekton 484 biznese, gjobiten 2 prej tyre
Lexo edhe :   AKU inspekton 484 biznese, gjobiten 2 prej tyre

Sipas AKU-së, interesi i aktorëve të ndryshëm të shoqërisë për të promovuar përdorimin e pajisjes “Green Test” dhe insistimi i tyre pranë AKU ka qenë i hershëm.

“Para një viti, AKU ka sqaruar se bazuar në të dhënat që jep vetë firma prodhuese për këtë pajisje, ky aparat nuk është i destinuar për përdorim në laborator, por për përdorim individual privat. Në referencat dhe materialet promovuese të saj, firma prodhuese nuk përmend ndonjë laborator ose trup zyrtare inspektuese në ndonjë vend të botës që përdor këtë aparat për matjen e sasisë së nitrateve në produktet ushqimore, konkretisht pjepër”, shprehet AKU.

Aparati, vijon AKU, nuk është i destinuar për efekt kontrolli zyrtar për vetë specifikën që paraqet, jo në përputhshmëri me metodën standarde ISO të unifikuar dhe validuar.

“Në lidhje me nivelin maksimal të lejuar të nitrateve në produktet ushqimore, inspektorët e AKU, gjatë kontrolleve zyrtare marrin mostra për analizimin e këtyre produkteve duke ju referuar legjislacionit dhe akteve rregullatore në fuqi (Udhëzim 19 datë 17.11.2010 “Për metodat e marrjes së mostrave dhe analizimit për kontrollin zyrtar të nivelit të nitrateve në produktet ushqimore” dhe Udhëzim Nr. 1 datë 05.02.2016 “Për vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produktet ushqimore”). Sqarojmë se Udhëzimi Nr. 1, datë 05.02.2016 është i përafruar me Rregulloren e Komisionit Europian Nr. 1881/2006 të 19 Dhjetorit 2006 për përcaktimin e niveleve maksimale për kontaminues të caktuar në produktet ushqimore, në të cilën nuk parashikohet asnjë normë mbi nivelin e nitrateve në pjepër”, përfundon njoftimi i AKU-së.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Murrizi: Në shtator mund të kthehet ’97-ta

Deputeti Myslim Murrizi, paralajmëroi se në shtator dhe në tetor mund të ketë një '97 të dytë. Duke i paraprirë situatës së tensionuar politike,...

Reforma Zgjedhore, Murrizi zbulon çfarë do të ndodhë nesër

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi, deklaroi se është marrë vendimi që nesër, 12 deputetë të opozitës do të deklarojnë votën...

Deputeti Alimadhi lëshon deklaratën e fortë: Në spital bëhet politikë

Deputeti Adriatik Alimadhi, tashmë e ka fituar betejën me koronavirusin. Në një lidhje me Skype në “Open”, ai foli për situatën e tij. Alimadhi...

Marrëveshje Rama-Basha-Kryemadhi? Hajdari paralajmëron për ndikimin e ndërkombëtarëve

Sistemi Zgjedhor ka qenë kryefjala gjatë ditës së sotme dhe jo vetëm. Kryemadhi dhe Vasili i shkuan në zyrë Bashës. E ndërsa ky i...

“Ça kujtoni ju mor legena?” Deputeti rrëmben tokën-shtet në bregdet

“Stop” ndalet në Sarandë, pasi qytetari Ardit Cikuli, komshi me deputetin e Ballit Kombëtar, Artur Roshi, denoncon se ky i fundit po tenton të...
WhatsApp KONTAKTO TT