Politikë

Sulmi i KZAZ-së në Shkodër/ Gjykata jep masën e sigurisë për 6 të ndaluarit (Emrat)


               Publikuar në : 10:05 - 12/07/19 Enno

Jepet masa e sigurisë për 6 të arrestuarit, të cilët morën pjesë në incidentet e KZAZ-së numër 3 në Shkodër.

Mësohet se Gjykata e Apelit ka lënë në “detyrim paraqitjeje” 4 prej të arrestuarve ndërsa shtetasi Çesk Toma është lënë pa masë sigurie dhe ndalimi i tij është konsideruar i paligjshëm.

Nga ana tjetër me “detyrim paraqitjeje” janë dënuar shtetasit: Adil Garuci, Orlando Thepi, Gentian Bytyçi, Aleks Ndoi dhe Alfred Nikolli. Shtetasit e lartëpërmendur dyshohen se kanë marrë pjesë në trazirat para 30 qershorit, ku në KZAZ-në numër 3 në Shkodër, u dogjën kutitë e votimit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT