Futbolli në Europë dhe në botë k dhuruar emocione të jashtëzakonshme këtë vit që lamë pas. Duke filluar nga garat e forta për të triumfuar në Top 5 Ligat më të mira europiane deri në kualifikueset e Botërorit Riusi 2018. Real Madrid ka sunduar në futbollin europian duke fituar plotë 5 trofe, përfshirë këtu edhe Botërorin e Klubeve. Por jo vetëm futboll, emocione të jashtëzakonshme na kanë dhuruar boksi, tenisi, Moto GP dhe Formula 1.
Real Madrid ishte ekipi që shkroi historinë në vitin 2017. me Zinedin Zidane si trajnerë madrilenët arritën të fitonin plot 5 trofe në një vit, por më e rëndësishme ishte therja e tabusë Champions League. Real Madrid u bë i pari klub në histori që fitoi për dy vite rresht këtë kompeticion prestigjioz, për tu pasur edhe me triumfin për të dytën herë radhazi të Botërorit të Klubeve, shkruan Tirana Today.
Por përpos këtyre ekipi i udhëhequr nga ylli portugez Cristiano Ronaldo arkëtoi këtë sezon edhe La Ligan, Superkupën e Europës ku mposhti Manchester United dhe Superkupën e Spanjës ku viktima ishte Barcelona. Dy vitet e fundit kanë qenë të dominuar tërësisht nga Real Madrid dhe tashmë është ajo skuadra mbretërore e Evropës.
Premier Leage
Ishte e vështirë për tu besuar, por ajo që bëri Antonio Conte këtë vt me Chelsean ishte për tu marrë shembull. E mori ekipin në një gjendje të vështirë, pasi e mbylli sezonin shumë larg zonës Champions dhe arriti që ti kthente në majë duke u shpallur kampionë. Një strateg i vërtetë që arriti të rikthejë në formë shumë shpejt yjet e “Bluve të Londrës” dhe të mposhte rivalë që zhvillojnë merkato të “çmedur”.
Serie A
Pa shumë surpriza ishte kampionati italian, ku Juventusi i Allegrit vendosi për të 6 vit radhazi diktatin duke u shpallur kampion. Një ekip solid dhe mjaft i kompletuar që ka në përbërje lojtarë mjaft të talentuar dhe të fortë dhe nuk njohin rivalë në Itali. Por dështimi i tyre ishte Champions League, pasi nuk arritën të triumfojnë edhe pse prekën finalen për të dytën herë në tre vitet e fundit. Roma, Napoli dhe Interi nuk arritën edhe njëherë ta rivalizojnë për më shumë se një gjysmë sezoni.
Bundesliga
Bayer Munich i ka humbur shijen kampionatit Gjerman. Ata janë ekipi më i fortë dhe i kompletuar, përpjekjet e Dortmund, Schalke dhe Leipzig së fundmi kanë qenë të pamjaftueshme për ti hapur probleme. Një kampionat që vendoset që në javët e para fituesi, falë supermacisë që ka Byerni në Bundesligë. Por jo cdo gjë shkoi mirë për bavarezët këtë sezon, pasi krisjet brenda ekipit bënë që të mposhten në “Parc des Princes”, nga PSG dhe të shkarkohet trajneri Carlos Ancelotti për ti lënë vendin trajnerit të respektuar Jup Heynckes.
La Liga
Është kampionati më i luftuar në botë për momentin, janë disa ekipe që rivalizojnë njëra tjetrën deri në ndeshjen e fundit. Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë zhvilluar një kampionat special këtë vit duke e mbyllur me një diferencë prej re pikësh. Ishin katalanasit që dominuan deri në javët e fundit, por një disfatë i lëshoi ata nga froni dhe bëri që Real Madird të përfitonte dhe të shpalleshin kampion me vetëm 3 pikë më shumë.
Liga 1
Monaco ishte ekipi surprizë i sezonit të lënë pas ku ka mrekulluar me paraqitjet si në kampionat edhe në Champions League. Një sezon për tu mbajtur mend për ekipin e principatës, ku përpos titullit kampion në Francë duke kaluar gjigantët e PSG arriti të nxjerrë dhe një numër talentesh që e pasuroi klubin në mënyrë të pabesueshme.
“Topi i Artë”
Trofeu më prestigjioz individual këtë vit që lamë pas ishte përcaktuar në mendjen e njerëzve shumë kohë më parë se “France Football” të bënte publik emrin. Ishte pikërisht ylli portugez Cristiano Ronaldo” që do ti dorëzohej ky trofe për të 5 herë në karrierë dhe të dytin vit radhazi.
Historia që ai bërë këtë sezon me Real Madrid duke qenë lojtari kryesorë në triumfin e tyre të 5 fishtë ia kishte garantuar këtë sukses individual. Por ai nuk u ndal me kaq pasi në aspektin individual ai ka thyer një mori rekordesh të cilat do të jenë të vështira për tu arritur. Ai tashmë është numri një në botë dhe ka barazuat Lionel Mesin me 5 topa të artë.
Champions League
Kmpeticioni më magjik i futbollit që vë përballë ekipet më të forta europian, për tu bërë mbretërit e europës. Ky sezon që lamë pas ka shumë për të mbajtur mend, “remuntata” e famshme e Barcelonës. Katalanasit u mposhtën 4-0 nga PSG në ndeshjen e parë, për ta përmbysur në “Camp Nou” në një ndeshje dramatike që përfundoi 6-1, ku padyshim Neymar ishte çelësi i suksesit.
Monaco do të mbahet mend si “Hirushja”, për faktin që u fut pa pretendime dhe rrëmbeu zemrat e shumë tifozëve me paraqitjet që zhvilloi, kujtojmë dy ndeshjet me Manchester Cityn që mund të cilësohen si më të bukurat. Por sidoqoftë finalen e preku Real Madrid dhe Juventus, me këta të fundit që nuk arritën të triumfonin në ëndrrën e tyre disavjeçare. Real Madrid tregoi forcën e vërtetë në atë finale duke i mposhtur italianët 4-1 dhe duke dërguar trofeun drejt Madridit,për të dytin vit radhazi që ndodhte për herë të parë në histori.
Europa League
Manchester United duke qenë në një pozitë jo të mirë në Premier League dhe duke mos pasur fuqinë që ti rivalizojë ekipet angleze edhe për një vend në Champions League, bëri zgjedhjen më të mirë. Ata u përkushtuan Europa League për ta fituar dhe në fund ia dolën. Djemtë e Mourinhos ndoshta jo shumë të inspiruar trofeu, e përdorën atë për të marrë një vend në Champions.
FIFA World Cup-Rusi 2018
Janë mbyllur edhe eliminatoret e Botërorit ku ka pasur gëzime shumë të mëdha për ekipe të vogla që arrijnë të jenë pjesë e këtij kompeticioni, por edhe dështime historike. Ishte Italia ekipi që nuk arriti të sigurojë një biletë për në Rusi për të parën herë pas më shumë se 60 vitesh. Ishte Suedia e Ibrahimovic, por pa atë në fushë që i eliminoi në fazën play-off. Një dramë e vërtetë për futbollin italian, ku jo më shumë se 10 vite më parë ishin ata që festonin dhe merren në shtëpi trofeun.
Pas këtij dështimi në Federatën Italiane të Futbollit filloi një numër i madh shkarkimesh dhe një revolucion pritet të ndodhë. Kur na ndajnë edhe pak muaj nga starti i Botërorit është krijuar edhe një listë me favoritët që mund të triumfojnë në Rusi.
Brazili mbanë vendin e parë dhe me të drejtë duke parë kontingjentin e lojtarëve që ka në përbërje, që po shkëlqejnë në klubet e tyre. Gjermania kampione në fuqi renditet e dyta për tu pasuar nga Argjentina e Lionel Messit që vuajti për tu kualifikuar. Më pas është Franca që nuk duhet nënvlerësuar apo Belgjika e talenteve dhe Portugalia e Ronaldos që është edhe kampione Evrope.
Çmenduritë e merkatos
Vitet e fundit në afatet kalimtare kanë ndodhur çmenduri, duke u vendosur shifra rekord. Por këtë verë që lamë pas janë prekur majat, pasi PSG ka bërë transferimit më të shtrenjtë në histori, duke i rrëmbyer Neymar Barcelonës për një shifër 222 milionë euro.
Jo vetëm Neymar, ata afruan në ekip edhe talentin e Monaco për një shifër 180 milionë euro, të gjitha këto investime sheiku i PSG i bëri për të realizuar ëndrrën Champions League dhe duket se është në rrugën e duhur. Barcelona për të gjetur zëvendësuesin e Neymar i duhej të investonte shumë, nga kjo situatë duke mos arritur yllin tjetër brazilian Coutinho, ata blenë Osmane Dembele nga Dortmund për një shifër rekord për klubin 130 milionë euro dhe fakt është që nuk po shihen akoma frytet.
Manchester City i Guardiolës nga ana tjetër bën një transferim historik, ata nënshkruajnë me mbrojtësin e Tottenham për një shumë që ishte parë të investohej vetëm për sulmues, Kylian Walker u kushtoi atyre plot 58 milionë euro duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.
Dështimi i Argjentinës
Edhe pse ka në përbërje yje të mëdhenj të futbollit Argjentina asnjëherë nuk ka gjetur kondicionin e duhur për të fituar trofe në vitet e fundit. Ishte finalja e dytë rresht në dy vitet e fundit të Copa America që dështonin përballe Chile. Një humbje që krijoi shumë trazire duke bërë që kapiteni i tyre Lionel Messi të kërkonte tërheqjen nga kombëtarja.
Kush mund ta imagjinonte një Argjentinë pa Messin, por ai u kthye sërish më i etur se kurrë dhe tani kërkojnë triumfin në Kupën e Botës për ti dhuruar një trofe vendit të tij, pasi vazhdimisht akuzohet se nuk është ai lojtari i madh i Barcelonës kur vesh bluzën e kombëtares.
George Weah
Pas një karriere të shkëlqyer si futbollist, ku fitoi edhe “Topin e Artë” me Milanin, George Weah po shkëlqen edhe në politikën e Liberisë. Ish-sulmuesi i Milani tani është zyrtarisht president i vendit afrikan. Fituesi i ‘Topit të Artë’ në vitin 1995 mundi në raundin e dytë rivalin Joseph Boakai, që mbante postin e zv/presidentit nga viti 2005, duke fituar 12 nga 15 rajonet e Liberisë.
“Është një emocion shumë i madh dhe dua të falënderoj pa masë popullin liberian që më nderoi duke më votuar. Kjo është një shpresë e madhe”, shkruan në llogarinë e tij në Twitter ish-sulmuesi.
Formula 1
Britaniku Hamilton ka fituar trofeun e katërt personal në Formula 1, duke barazuar me tituj edhe rivalin e këtij sezoni, Sebastian Vettel. Me 4 tituj në Formula 1, Hamilton bëhet edhe piloti britanik më i suksesshëm në një prej sporteve më të ndjekura në botë. Një kampionat ku bukurinë e vërtetë ia dhuroi rivaliteti i Hamilton me Vettel dhe Verstapen.
Lojë e pistë, aksidente të shumta dhe të qëllimshme dhe probleme me makinat bënë që të shijonim një spektakël të vërtetë. Por edhe njëherë Mercedes tregoi se është skuderia më e mirë e momentit dhe Vettel me Ferrarin e kanë të pamundur ta konkurrojnë edhe pse deri në gjysmë të kampionatit ishte ai që kryesonte.
Moto GP
Marc Marquez ia doli sërish. Piloti spanjoll i Hondës shkroi një faqe tjetër të historisë së Botërorit të MotoGP-së, duke u shpallur kampion bote për të 6-n herë, e katërta në kategorinë më të lartë të këtij kampionati, MotoGP. Një kampionat me mjaft emocione por ku në fund Honda tregon edhe njëherë supermacinë që ka ndaj skuderive të tjera.
Valentino Rossi apo ndryshe “Doktori” ka zhvilluar kampionatin më emocionues. Pasi thyen këmbën në një aksident, arrinë të riaftësohet në kohë rekord dhe zbret në pistë për të konkurruar me rivalët dhe ia del mjaft mirë duke krijuar shumë probleme.
Anthony Joshua
Boksieri britanik 27 vjeçar, Anthony Joshua, ka mposhtur me nokaut 41 vjeçarin Wladimir Klitschko në duelin e shekullit. Joshua ka arritur që në raundin e njëmbëdhjetë ta mbyllë duelin me Klitschkon, me “knock doën”. Britaniku me këtë fitore ka ruajtur rekordin e tij perfekt me 19-të ndeshje dhe 19-të fitore, të gjitha me “KO”.
Tani 27 vjeçari, është kampion absolut i botës për pesha të rënda në boks. Ndërsa për legjendën Klitschko, kjo ishte humbja e dytë rresht pas asaj me Tyson Fury. Por nuk mbaron me kaq pasi Joshua do ta mbrojë titullin përballë Carlos Takam duke e ndalur me nokaut teknik në raundin e 10-të. Në raundin e 10 Joshua mori duelin në duart e tij dhe vazhdimisht e sulmonte Takamin i cili megjithatë mbahej.
Por, pas disa goditjeve të forta në kokë nga Joshua, atëherë referi ka vendosur se duhet ta ndërpresë ndeshjen dhe kështu është përmbyllur dueli mjaft interesat mes dy boksierëve të kategorive të rënda. Joshua mbetet me rekord perfekt në boksin profesionist me 20 duele, 20 fitore dhe të gjitha me KO.
Dueli i shekullit
Floyd Mayweather mposht me pikë Manny Pacquiao dhe fiton “ndeshjen e shekullit” në boks duke bërë të vetat edhe titujt ËBA,ËBC dhe ËBO. Vendim unanim i gjyqtarëve për një ndeshje që nuk respektoi shumë pritshmëritë me atë që u dha në ring.
Kjo edhe për shkak të boksierit amerikan Mayweather që ka zhvilluar një duel perfekt në mbrojtje. Në ndeshjen e milionave mes dy boksierëve më të mirë në qarkullim gjyqtarët ishin në një mendje për fitoren e Mayweather ndaj Pacquiao.
Dueli 600 milionë dollarësh
Triumfon boksi, triumfon Mayweather. McGregor bëri aq sa mundi, natyrisht për dikë që vinte nga një tjetër disiplinë. Verdikti i duelit të mijëvjecarit është i qartë. Boksi është art. Pikërisht për këtë arsye ishte dueli më i pritur, 600 milionë dollarë të ardhura dhe sytë e gjithë botës në T Mobile Arena , aty ku artisti i arteve marciale McGregor sfidonte “mbretin” Mayweather.
Tenis
Padyshim ky vit në sportin e bukur të tenisit mund të quhet si viti i Roger Federer. Federer arrin të triumfojë në dy garat më të mëdha, si në Ausralian Open ku mposhti në finale Rafael Nadal dhe siuroi triumfin e 11 në këtë kompeticion.
Po ashtu ai u shpall kampion për të tetën herë kampion në Wimbeldone dhe kjo bëri që ai ta mbyllte si numri një në tenis për meshkuj. Ndërsa sa u përket femrave, në mungesë të Serena Williams e cila ishte në pushim pasi u lindi fëmijë. Ishte rumunia Simone Halep që surprizoi duke u bërë numri një në tenis pas kaq shumë vitesh konkurrim në nivele të larta. TIRANA TODAY