SPAK shpall moskompetencën për 19 urdhër-arrestet për dosjen ‘339’

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka shpallur moskompetencën për dosjen “339”, lidhur me manipulimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Durrës në 2017-ën.

Mësohet se tashmë hetimet do të transferohen në Prokurorinë e Rrethit Durrës. Gjykata Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 19 personat e arrestuar.

Gjithashtu, gjykata ka shuar akuzën për dy komisionerët të cilët kishin ndërruar jetë.