E diel, 5 Korrik, 2020
21 C
Tirana

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit (Emri)

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i kërkoi të martën Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit, Shkëlqim Miri.

Sipas prokurorisë, duke qenë se ish-gjyqtari Miri është i dënuar për korrupsion, ai është subjekt i Ligjit nr.10192 datë 2 dhjetor 2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe se mundet që t’i nënshtrohet masave parandaluese pasurore.

Miri u arrestua në nëntor 2017, ndërsa iu kapën afro 33 milionë lekë para të thata në shtëpi.

Ish-gjyqtari së bashku me kushëririn e tij Kujtim Miri dhe shtetasin Alban Bucin u arrestuan nga prokuroria për akuzën e korrupsionit pasiv dhe aktiv, pasi sipas organit të akuzës ndërhynë për të lënë në fuqi dënimin me 8 vite burg për të pandehurin Gentian Doda kundrejt 30 mijë eurove – vendim i cili i dha lirinë të akuzuarit për vrasje në Burrel.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare të martën, prokurori i çështjes Klodian Braho tha se prej hetimit ka rezultuar se Miri ka pasuri të pajustifikuara.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Mirit në nëntor të 2017-ës, u gjetën dhe u sekuestruan 174.810 euro, 1000 USD dhe 10 milionë e 149 mijë lekë.

Sipas SPAK, të ardhurat e realizuara nga familja e ish-gjyqtarit Miri nga 25 janari 2017 deri më 9 nëntor të po atij viti kanë rezultuar në vlerën 7 milionë e 384 mijë lekë, ndërsa shpenzimet 6 milionë e 570 mijë lekë. Prokuroria konsideron se diferenca e mbetur mes të ardhurave dhe shpenzimeve në vlerën 813 mijë lekë është e ardhur e ligjshme dhe është zbritur nga shuma 10 milionë e 149 mijë lekë e sekuestruar në banesë.

Nga vlera 174.810 është zbritur shuma 30 mijë euro e konfiskuar gjatë procesit të mëparshëm si pjesa e parave që dyshohej se ishin marrë nga gjyqtari Miri.

Lexo edhe :   SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Emiljano Shullazit
Lexo edhe :   SPAK nis aksionin, u konfiskon miliona euro pasuri të investuar nga trafikantët në Shqipëri

Prokuroria ka rrëzuar pretendimet e Shkëlqim Mirit se sasia e parave të gjetura në banesën e tij u përkasin familjarëve dhe personave të tjerë. Sipas organit të akuzës, nuk mund të provohet se babai i ish-gjyqtarit Miri ka pasur në zotërim vlerën 9 milionë të pretenduar gjatë gjykimit.

Edhe deklarimet e dy shtetasve të tjerë që kanë pretenduar se kanë lënë tek familja e Mirit shuma monetare me qëllim kryerjen e ndonjë investimi, konsiderohen të paprovuara nga SPAK.

Një nga deklaruesit ka pohuar se për periudhën 2005-2015 ka lënë pjesë-pjesë në familjen e ish-gjyqtarit vlerën 50 mijë euro, ndërsa tjetra ka pohuar se gjatë viteve 2012-2017 ka lënë shumën 120 mijë euro.

Sipas organit të akuzës, Miri dhe deklaruesit e tjerë nuk kanë arritur të provojnë ndonjë iniciativë konkrete investimi ashtu si kanë pretenduar, si dhe as ndonjë marrëdhënie kontraktuale midis njëri-tjetrit.

Prokuroria identifikon edhe faktin se Miri ka pasur detyrimin të deklarojë pasurinë, por në vitin 2017 rezulton se nuk i ka pasqyruar shumat monetare në gjendje cash që i janë sekuestruar.

Në përfundim prokurori i çështjes Klodian Braho i ka kërkuar gjykatës konfiskimin e shumave monetare 144.810 euro që mbeten pas zbritjes së 30 mijë eurove të konfiskuara më parë; 1000 USD dhe 9 milionë e 335 mijë lekë që është diferenca pas zbritjes së vlerës 813 mijë lekë e konsideruar si ardhur e ligjshme. Prokuroria thotë se gjatë gjykimit të mëparshëm, Mirit i është kthyer shuma 544 mijë lekë dhe nga vlera 813 mijë lekë duhet t’i kthehet edhe shuma 269 mijë lekë.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për më datë 3 korrik kur pritet që Miri dhe mbrojta e tij të paraqesin konkluzionet përfundimtare.
/BIRN

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Manastirliu: Kjo është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e virusit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton qytetarët se vendosja e maskës është mënyra më e mirë për...

Godet dhe fyen gjyqtarin, përfundon në komisariat futbollisti shqiptar

Një lojtar i skuadrës së Adës së Velipojës ka përfunduar në komisariat pas ndeshjes me Gramshin, në Kategorinë e Dytë. Raportohet se 29-vjeçari V.P ka...

VIDEO/ Po ecte me shpejtësi 236 km/h, policia ndalon Lamborghini-n

Ditën e sotme, policia ka ndaluar një Lamborghini, drejtuesi i së cilës është konstatuar duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara. Përkatësisht, shpejtësia...

Pandemia/ Ndahet nga jeta sportisti 38-vjeçar

Për shkak të infektimit me koronavirus, ka ndërruar jetë ish-karateisti 38-vjeçar, Flamur Shasha. Lajmin për vdekjen e Shashës e ka bërë të ditur Federata e...

Pse të rinjtë po preken nga pandemia? Përgjigjet mjeku pneumolog

Mjeku pneumolog Arjan Mezini gjatë një interviste në “News 24” komentoi situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Ai iu përgjigj pyetjes se “pse të...