Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të nisë një tur takimesh nga Tirana më pas në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë me anëtarësinë e Partisë Demokratike.
Ai kërkon që anëtarësia e Partisë Demokratike të zhbëjë vendimin e kryetarit Lulzim Basha, për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Ish-kryeministrit i është bashkuar edhe Bujar Nishani, dhe disa nga deputetët e grupit parlamentar të PD.
Pak çaste më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mospjesëmarrjes së tij sot në seancën plenare, ku është prezantuar programi i qeverisë për mandatin e tretë. Ish-kryeministri rikujton takimin e orës 18:00 me anëtarësinë e Partisë Demokratike të degëve të Tiranës, dhe thekson se “Foltorja për PD” do e nxjerë partinë më të fortë.
Statusi
Miq, nje pershendetje te perzemert me kete foto diten qe nisim Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rroft Partia Demokratike! sb