E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Sot fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët

Sikundër paralajmëroi më herët kryeministri Rama, se edhe këtë vit pensionistët do të gëzojnë bashkë me familjarët e tyre shpërblimin e fundvitit, sot ka nisur shpëndarja e tyre. Të gjithë të moshuarit do të marrin 5 mijë lekë, me rastin e festave të fundvitit.

Shpërndarja e shpërblimeve do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, duke nisur nga sot.

Ka qënë vetë kreu i ISSH-së, Astrit Hado, ai që ka dhënë detaje lidhur me mënyrën e procedimit, duke dhënë datat se kur merret shpërblimi sipas kategorive. Nga bonusi i fundvitit do të përfitojnë 677 mijë qytetarë, për të cilët qeveria ka akorduar një fond prej 34 milion dollarësh.

Grafiku i shpërndarjes së shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2020:

  • në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;
  • në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;
  • në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;
  • në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;
  • në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;
  • në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;
  • në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;
  • në datat 29 – 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;
  • Shpërblimet e patërhequra në dhjetor, paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Cov*d

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...