Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar të dhënat e sondazhit të publikuar në “Memory”, nga Baton Haxhiu në ABC. Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri.
Për vite me radhë, shqiptarët ideologjikisht kanë qenë majtas ose djathtas. E ndërsa tashmë bindjet kanë ndryshuar më afër qendrës. Referuar të dhënave, Patozi shkruan se fituesit e zgjedhjeve janë kundër 3 ‘kryetaropartive’.
Siç duket, populli shqiptar, i lodhur me klasa politike aktuale, ka ndryshuar drejtimin politik. Të tria partitë politike më të mëdha në vend, kanë pësuar rënie në mbështetje. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Patozi shprehet se ky sondazh nuk vlen shumë për të parë diferencat mes partive të vjetra dhe të konsumuara, por për të kuptuar se fituesit e zgjedhjeve të 25 prillit janë pikërisht ata që nuk do të donin të votonin asnjërën prej tyre.
Statusi
FITUESIT E ZGJEDHJEVE JANË KUNDËR 3 KRYETAROPARTIVE
Ky sondazh nuk vlen shumë për të parë diferencat mes partive të vjetra dhe të konsumuara, por për të kuptuar se fituesit e zgjedhjeve të 25 prillit janë pikërisht ata, që nuk do të donin të votonin asnjërën prej tyre…