E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Masat kufizuese të COVID-19, mjeku Koraqi: Në vend do të ketë ndryshime

Gjatë ditëve të fundit, është vënë re një ulje e numrit të të infektuarve në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë informoi se 461 persona rezultuan pozitivë.

Rezultatet e të infektuarve vijnë nga kryerja e 1.927 testimeve, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta. Duke parë këtë ecuri, shpresa rritet për përmirësim të situatës.

Por shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, u shpreh në ‘Euronews Albania’ se do të ketë ndryshim të masave anti-COVID gjatë festave të fundvitit. Ai tha se duke iu referuar indikatorëve, do të ketë ndryshime.

“Duke parë indikatorët, besoj se do të kemi ndryshime. Megjithatë është për t’u diskutuar në mbledhjen e radhës”, u shpreh mjeku.

Koraqi theksoi se duhet parë në vijimësi nëse kjo rënie është e qëndrueshme, apo jo. “Ka disa ditë që duket sikur ka rënë numri i të infektuarve, në fakt kjo duhet të zgjasë dhe duhet shikuar edhe javës tjetër nëse është reale, apo është rastësi që numri i të infektuarve ka rënë.

Ndoshta vjen si pasojë e afrimit të festave. Duhet parë në vazhdimësi nëse kjo rënie është e qëndrueshme, apo jo. Pashë dje që numri i të shtruarve në spitale kishte rënë me rreth 20%. Nëse kjo është e qëndrueshme, kemi realisht një numër më të vogël të të infektuarve, kjo duhet parë në javët në vazhdim”, tha ai.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...