Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“S’mundemi dot të bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh”, Manastirliu: Gjoba e mbyllje aktiviteti

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“S’mundemi dot të bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh”, Manastirliu: Gjoba e mbyllje aktiviteti

Gjatë inspektimit në terren bashkë me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka paralajmëruar se situata është serioze. E për rrjedhojë, nuk do të tolerohet asnjë neglizhencë e bizneseve. Mjaft e indinjuar me të gjithë bizneset të cilat nuk zbatojnë rregullat ndaj pandemisë, Manastirliu tha se nga sot e tutje askush nuk do të tolerohet pa zbatuar protokollin anti-COVID.

“Jemi në një situatë serioze, ku moszbatimi i masave dhe rregullave nga bizneset, cënojnë shëndetin e popullatës, pasi ndikon në përshkallëzimin e infeksionit. Ne nuk mundemi dot më të tolerojmë neglizhencën.

Ne nuk mundemi dot më të tolerojmë marrëzinë për të mos ju përgjigjur protokolleve dhe rregullave. Nuk mundemi dot të bëjmë një sy qorr dhe një vesh shurdh, kur shohim që masat nuk zbatohen në një biznes, dhe ata të cilët shërbejnë nuk mbajnë maskë. Kur shohim që në restorante ka një grumbullim përtej masës së lejuar, dhe kur në supermarket shërbejnë pa vendosur maskat”, tha Manastirliu.

Ndër të tjera, ajo paralajmëroi ashpërsimin e masave për shkelësit e ligjit. Manastirliu tha se nuk duhet të ketë asnjë tolerancë, për të gjithë ata të cilët nuk zbatojnë protokollet. Ministrja sqaroi më tej se është abuzuar shumë edhe me këshillimet, ndaj do të vijohet me gjobat dhe mbyllje e aktivitetit për shkeljet e përsëritura.

“Do të shtojmë grupet e inspektimit dhe kontrollet në qytetet që konsiderohen vatra për arsye të numrit të të prekurve, por gjithashtu për gjatë gjithë bregdetit do të vijojmë me kapacitete të shtuara sa I përket inspektimet, verifikimit të protokolleve dhe masave dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe nuk duhet të ketë asnjë tolerancë për të gjithë ata të cilët nuk zbatojnë protokollet. Nuk ka më këshillime por do të vijohet me gjobat dhe mbyllje e aktivitetit për shkeljet e përsëritura. Askush nuk e do këtë por kjo është për të mirën e shëndetit të gjithësecilit“, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se jemi ende në kohë, për të frenuar përhapjen e virusit. “Virusi vetvetiu të mbyll, duhet të marrim masa sa jemi në kohë dhe jemi në kohë për të përmirësuar sjelljen individuale. Jemi në kohë për të ndërgjegjësuar bizneset dhe të gjithë qyetetarët se kjo luftë varet nga gjithësecili prej nesh. Ne jemi në terren, Task-Forca anti-COVID është në terren, shteti është ketu për t’ju pergjigjur gjithë nevojave të qytetarëve, por nga ana tjetër kjo luftë kërkon angazhim personal”, tha Manastirliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, u shpreh se Policia e Shtetit është e angazhuar jo vetëm për monitorimin e personave që janë të konfirmuar pozitivë dhe duhet të qëndrojnë të izoluar. Por edhe në ndihmë të Task-Forcës ne terren, për ndjekjen dhe zbatimin e protokolleve për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Tags: biznesetkoronavirusmanasrtirliu

TË LIDHURA

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…
Aktualitet

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
Aktualitet

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni
Aktualitet

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

20:02 | 09/07/2025
Next Post
Turqi/ Një monument i trashëgimisë botërore kthehet në çështje politike

Turqi/ Një monument i trashëgimisë botërore kthehet në çështje politike

Politika po na bën të gjithëve sofistë

Politika atmosferike

Zgjidhjet teknologjike, si po i përshtatet bota “epokës së pandemisë”

Zgjidhjet teknologjike, si po i përshtatet bota “epokës së pandemisë”

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

by mirseda
22:44 | 09/07/2025
0

Shumica prej nesh shqetësohemi për grumbullimin e dhjamit në trupin tonë, qoftë për arsye estetike, por edhe...

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

21:53 | 09/07/2025
‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com