E diel, 17 Janar, 2021
5 C
Tirana

Turqi/ Një monument i trashëgimisë botërore kthehet në çështje politike

Presidenti Erdogan dëshiron ta shndërrojë monumentin me famë botërore Hagia Sofia në Stamboll në xhami. Ai do të fitojë pikë tek votuesit turq, por për planet e tij ka dhe mjaft kundërshtime të forta.

Hagia Sofia nuk është vetëm monumenti më i njohur turistik i Stambollit, por edhe një atraksion turistik i gjithë Turqisë. Kupola e madhe dhe afresket tërheqin çdo vit miliona vizitorë dhe i kanë dhënë ndërtesës statusin e një monumenti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Por Hagia Sofia është më shumë se një kryevepër arkitektonike – dhe ka qenë gjithmonë një simbol politik.

Ndërtesa monumentale u ngrit në shekullin e gjashtë pas Krishtit nga perandori bizantin Justinian.

Kur osmanët pushtuan Kostandinopojën në vitin 1453, Sulltan Mehmeti II e shndërroi shpejt kishën në xhami. Edhe themeluesi i Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturku, e përdori kishën për një akt me rëndësi të madhe simbolike: në vitin 1935, ai e ktheu Hagia Sofinë në muze. Turqia moderne është një vend laik, ky qe mesazhi i asaj kohe.

Tani Presidenti aktual turk Rexhep Tajip Erdogan dëshiron ta përdorë në mënyrë simbolike ndërtesën në lagjen Fatih të Stambollit. Për shumë prej votuesve të tij nacionalistë-islamikë, Hagia Sofia është simbol i pushtimit të Kostandinopojës së krishterë nga osmanët dhe i epërsisë së botës islamike.

Vendim përçarës

Presidenti turk dhe kreu i partisë në pushtet AKP tani po bën gjithçka për të prapësuar vendimin e Ataturkut. Hagia Sofia do të vihet përsëri në dispozicion për shërbime fetare islamike.

Në Turqi ka pasur diskutime të përsëritura për shndërrimin e Hagia Sofisë në xhami – por kësaj radhe planet po marrin një formë të qartë: Gjykata e Lartë Administrative shqyrtoi këtë të enjte nëse dekreti i Ataturkut, me të cilin Hagia Sofia u shndërrua në muze në vitet 1930, është ende i ligjshëm. Vendimi pritet pas 15 ditësh.

Lexo edhe :   Turqia vaksinon mbi 650.000 punonjës shëndetësorë në 3 ditë

Përpjekje e Erdoganit për ta kthyer Hagia Sofinë nga muze në xhami mund të hapte llogore të reja në shoqërinë turke. Patriarku Bartholomaios i Kostandinopojës, kreu i Kishës Ortodokse, u shpreh rreptësisht kundër shndërrimit të Hagia Sofisë në xhami.

Hagia është një nga monumentet më të rëndësishëm të civilizimit njerëzor dhe u përket jo vetëm pronarëve të tij të drejtpërdrejtë, por “të gjithë njerëzimit”, tha patriarku gjatë një shërbimi fetar në Stamboll

Nuk ka asnjë justifikim fetar

Lexo edhe :   Turqia vaksinon mbi 650.000 punonjës shëndetësorë në 3 ditë

Edhe bota akademike është e shqetësuar për transformimin e mundshëm të muzeut. “Ndërtesa u ka shërbyer dy feve botërore për 1500 vjet pa pasur nevojë të ndryshojë rrënjësisht arkitekturën e saj,” thotë historiani Edhem Eldem nga Universiteti Bogazici i Stambollit. “Në të gjithë botën ka vetëm një numër të vogël kësi lloje ndërtesash. Dhe ne duhet t’i mbrojmë ato”.

Hagia Sofia është simbol i një trashëgimie të përbashkët, universale njerëzore. “A duam ta izolojmë dhe ta fshehim këtë trashëgimi – apo më mirë t’ia prezantojmë atë gjithë botës?”, pyet Eldem.

Edhe teologu Ihsan Eliaçık mendon në mënyrë të ngjashme. Për të nuk ka asnjë arsyetim apo justikim fetar për një hap të tillë. Në Kuran nuk ka vend për të arritur “një të drejtë përmes shpatës”.

“Përvetësimi me dhunë i monumenteve kulturore është i ndaluar”. Hagia Sofia është një simbol i paqes midis botës islamike dhe asaj të krishterë, thotë Eliacik.

Tani të gjithë presin vendimin e Gjykatës së Lartë Administrative. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do ta bëjnë vaksinën ata që kanë kaluar Covid-19? Ja si përgjigjet Brataj

Kreu i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj ka folur për numrin e të vaksinuarve deri në këto momente duke thënë se pas datës 20 janar,...

Pas helmimit, lideri opozitar rus Navalny niset drejt Moskës

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny është nisur nga Gjermania drejt Rusisë, ku ai mund të përballet me arrestim. “Unë, të arrestohem? Unë jam i pafajshëm”,...

Nota franceze dhe mllefi shqiptar me vaksinat

Nga: Skënder Minxhozi Një reagim ishte i pritshëm, pasi “tenxherja me presion” ka kohë që zien e shfryn. Fjala është për mërrëdhëniet e kryeministrit Edi...

Vetëm 19 vjeç/ Kush është talenti nga Berati që debutoi në Bundesligën gjermane

Tim Civeja është mesfushori shqiptar 19-vjeçar që ka debutuar në Bundesligë ditën e djeshme me klubin e tij të Augsburgut ndaj Verder Bremenit në...

Si ndihmon Google Earth për të luftuar krimet ekologjike

Lista e krimeve që kryhen në sektorin e mjedisit në Lindjen e Mesme është e gjatë: rafineri të improvizuara nafte që lëshojnë tymra duke...