Policia greke ka goditur një bandë shqiptarësh që vidhnin skafe në vendin fqinj.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë 8 shqiptarë, përkatësisht 4 meshkuj dhe 4 femra. Mediat greke raportojnë se grupi dyshohet për 10 vjedhje dhe 2 tentativa vjedhje skafesh, 21 vjedhje motorra skafesh, 3 vjedhje magazinash, 2 vjedhje trailer transporti skafesh, 4 vjedhje nëpër automjete, 8 vjedhje kafshësh me në total 55 qengja.
Pasi i vidhnin, grupi prej 8 vetash i transportonte drejt Shqipërisë, duke i kaluar nga dogana me dokumente të falsifikuar.
Periudha e pandemisë e pezulloi përkohësisht veprimtarinë e tyre, pasi kreu i grupit nuk mundi të hynte për një periudhë nga Shqipëria në Greqi.
Gjatë kësaj periudhe një pjesë e grupit u mor me grabitje kafshësh. Ndërsa një pjesë tjetër shfrytëzonin për prostitucion një vajzë të mitur. Lidhur me këtë të fundit janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.