Skandali ‘Tire’/ Brataj: Ka edhe mjekë që përfitojnë përmes recetave të majme

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, komentoi skandalin e korrupsionit te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, me sanitaren Tire Alldervishi dhe disa infermiere.

I ftuar në rubrikën ”Opinion” në ”News24”, Brataj tha se ky është një fenomen i turpshëm, por që sipas tij, nuk duhet të habitemi, pasi ka ekzistuar në gjithë këto vite në Shqipëri.

Ndër të tjera, Brataj u shpreh se ka edhe mjekë që përfitojnë përmes recetave të majme.

Skënder Brataj: “Sot lindi ky problem? Vetëm në shëndetësi është ky problem? Pse fshihemi pas gishtit, kur e dimë shumë mirë se një shkresë nuk e merrje dot pa paguar, një veprim, një koaludim. Është e turpshme ajo që ndodhi, nuk jam dakord me fenomenin. Unë kam thënë që ka edhe mjekë që përfitojnë përmes recetave të majme, që nuk kanë të drejtë t’ua japin pacientëve, se në radhë të parë i bën dëm, së dyti po abuzon. Mos të habitemi nga fenomeni, se është krijuar në këtë këto vite”.