Situata mbetet kritike/ Rekord infektimesh, shtohen të shtruarit në spitale

Nuk ndalet kurba e koronavirusit në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.143 raste të reja, nga 4.083 testime të kryera. Një shifër rekord i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, 15 persona nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin. Viktimat janë të moshave 53 -94 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë nga Tirana, Kavaja, Durrësi, Vlora, Fieri, Patosi, Elbasani dhe Korça.

Nga virusi janë shëruar edhe 683 persona, ndërsa raste aktive 33,552.

Situata paraqitet e rënduar edhe në 4 spitalet COVID, pasi aktualisht po trajtohen 483 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

453 raste në Tiranë, 110 raste në Vlorë, 58 raste në Kuçovë, 57 raste në Fier, 35 raste në Sarandë, 34 raste në Shkodër, Berat , 27 raste në Durrës, Korçë, 26 raste në Elbasan, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Mallakastër, 20 raste në Kukës, 19 raste në Kurbin, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Malësi e Madhe, 13 raste në Gramsh, Skrapar, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Lezhë, Kamez, 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, Bulqize, Patos, 7 raste në Vau i Dejës, Peqin, 6 raste në Dibër, Kolonjë, 5 raste në Has, Librazhd, Përmet, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Devoll, Mat, Divjakë, Himarë, Maliq, 2 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Memaliaj, Finiq, Vorë, Libohovë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Tropojë, Delvine, Belsh, Cerrik, Poliçan.

Viktima – 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 8 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Patosi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53 -94 vjeç.

Lexo edhe :   Vaksina kineze, Rakacolli: Nuk ka pasur asnjë efekt anësor

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 683 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 53,616 që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar në spitale – Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (10 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1,143

Të shëruar në 24 orë 683

Të shtruar në spitale 483

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 4,083

Testime totale 398,325

Raste pozitive 88,671

Raste të shëruara 53,616

Raste Aktive 33,552

Humbje jete 1,503

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19556

Fier 2872

Durrës 1737

Elbasan 1489

Shkodër 1549

Vlorë 1650

Lezhë 1149

Korçë 1049

Berat 936

Gjirokastër 732

Kukës 478

Dibër 355