Prokuroria e Tiranes ka shtrirë hetimet edhe mbi personelin mjekësor të spitalit Covid2 “Shefqet Ndroqi”, pas skandalit që u zbulua nga emisionet televizive, ku sanitarja Tire Alldervishi kishte zhvatur vajzën e një pacienteje duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shërbyer nënës së vajzës.
Organi i akuzës ka sekuestruar kamerat e sigurisë se spitalit për të parë se me kë kishte komunikim 58 vjeçarja duke qenë se ajo nuk punonte si sanitare në pavionin ku ishte e shtuar 58 vjeçarja që humbi jetën nga koronavirus.
Nga ana e Prokurorisë është sekuestruar edhe libri i shërbimeve për të parë se si ishin të ndara turnet dhe kush mjek dhe infermier ka pasur për detyrë të kujdesej për të ëmën e denoncueses.
Gjithashtu, Prokuroria ka marrë kartelën e mjekimeve që i janë bërë pacientes për ta krahasuar me recetat e ilaçeve që i janë bërë, për të vërtetuar nëse i janë dhënë të njëjtat medikamente, që sanitarja i ka dhënë denoncueses.