E diel, 7 Mars, 2021
15 C
Tirana

Afganistan, qëllohen për vdekje dy gjyqtare

Dy gjyqtare të Gjykatës së Lartë janë qëlluar për vdekje në Kabul mëngjesin e kësaj të diele. Gjyqtaret ishin vendosur në shënjestër të njerëzve të armatosur, gjatë kohës që po shkonin në zyrën e tyre me një automjet.

Atyre u është ngritur një pritë, ku ka mbetur i plagosur edhe shoferi i tyre, shkruan BBC. Incidenti ndodhi në zonën Qala-e-Fathullah të Kabul dhe askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Dyshimi për vrasjet e fundit ka rënë mbi talibanët, por militantët nuk e kanë pranuar kryerjen e tyre. Kohët e fundit shënjestër e atentateve kanë qenë gazetarët, aktivistët dhe politikanët.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se vrasjet kanë për qëllim të heshtin dhe të frikësojnë zërat e pavarur dhe shoqërinë civile në Afganistan.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...