pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1winbetgit girişholiganbetromabet girişjojobetgameofbet giriş1winbetbey girişsonbahisamgbahis girişamgbahiscasinowon girişamgbahismercurecasino girişcasinowonmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkingMercurecasinoholiganbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Skandali/ Fëmijë, emigrantë dhe të burgosur firmosin pro ndërtimit të HEC-it

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në Tepelenë. Një firmë, e cila duhej të merrte mendimin e banorëve për ndërtimin e një HEC-i ka falsifikuar firmat e tyre. Në listat e firmës kanë emra apo kanë firmosur fëmijë, emigrantë, persona që kanë ndërruar jetë, madje edhe një i burgosur.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankuan dhjetëra banorë të fshatit Hormovë në Tepelenë, të cilët thanë se firma “Hidro Termo”, u ka përdorur emrin dhe listën ia ka dërguar edhe ministrisë së Infrastrukturës.

Ata thanë se disa emra në listë janë fiktivë, kanë ikur prej kohësh nga Hormova, por për çudi emrat e tyre janë pikërisht në listën e firmës.

Gazetarët e “Fiks Fare” verifikuan disa nga emrat e pretenduar, ku rezultoi se në një dokument të datës 30 janar 2019, firma që po ndërton HEC-in i ka çuar Bashkisë Tepelenë një listë me emra që kanë qenë pro ndërtimit.

Nga verifikimi rezultoi se kanë firmosur të gjithë pjesëtarët e familjes Fatia, madje edhe dy fëmijët e mitur.

Ndërkohë, në listë janë edhe pjesëtarët e familjes Rrapi, të cilët janë prej kohësh në Tiranë.

Në listë është edhe emri i z.Çelo Çela, firma e të cilit, sipas banorëve është e falsifikuar.

Ndërkohë, edhe emrat e Rudjan Dhromit dhe Qazim Elmazit janë në këtë listë, madje kanë firmosur.

Por, sipas banorëve, këta nuk kanë qenë dakord, madje kanë firmosur edhe te peticioni i banorëve që janë kundër këtij HEC-i.

Në listë ishte edhe emri i z.Kelian Gjinushit, madhe edhe firma e tij. Keliani tha për gazetarët e Fiks Fare se nuk ka firmosur në këtë listë. “Më dënoni me burgim të përjetshëm nëse është firma ime kjo në listë” tha ai.

Sipas tij, në listë është edhe emri i nënës së tij, Festimes, por i kanë falsifikuar firmën. Gazetarët verifikuan se edhe firma e z.Igli Miha është false, apo edhe e Kajtaz Rulit. Në listë janë edhe dy të mitur E. Groshi dhe O.Groshi.

Sipas kryeplakut Irfan Çela, në listë janë edhe emrat e dy personave që kanë ndërruar jetë.

Përkatësisht e Asllan Gjinushit dhe Xhixho Groshit. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në varrezat e fshatit Hormovë dhe konstatuan se këta dy persona kishin ndërruar jetë. Në listë ishte edhe emri i z.Baki Kuça.

“Nuk jam dakord për ndërtimin. Nuk e di kush e ka vendosur emrin tim. Unë jam liruar pak ditë më parë. Kam qenë 8 vite në burg, askush nuk më ka pyetur jam pro apo kundër. Nuk e di kush e ka vënë emrin tim. Në listë është emri i bashkëshortes time si dhe i dy fëmijëve të mi, që janë në Greqi dhe Angli” thotë ai, ndërsa thotë se është totalisht kundër.

Banorët e fshatit Hormovë i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i kërkuar ministres Belinda Balluku anulimin e lejes së dhënë. Në datën 25 tetor, ministria i ka kthyer përgjigje banorëve dhe i informon se ka pasur një letërkëmbim me firmën “Hidro Termo”, ku kjo e fundit i ka dërguar edhe një dokument të datës 17 shtator 2019. Në këtë dokument, ndër të tjera, firma i thotë ministrisë se “jemi konform të gjitha rregullave dhe ligjeve, në firmat që ne kemi është edhe firma e kryetarit të fshatit, ajo e kryetarit të Njësisë Administrative dhe e kryetarit të Bashkisë Tepelenë”.

“Fiks Fare” pyeti të tre këta persona. Irfan Çela, kryetar i fshatit Hormovë, tha se nuk ka firmosur. Ndërkohë, Leonidha Shumeli, kreu i Njësisë Administrative Qendër Tepelenë, tha se “nuk ka firmosur askund”. Sipas tij, emrin e tij e ka përdorur firma.

Gazetarët e Fiks Fare pyetën edhe kreun e Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi. I pyetur nëse ka firmosur apo jo për ndërtimin e HEC-it, ai tha se jo, madje për këtë akuzë do të ndërmarrë edhe veprimet e mëtejshme.

Sipas Peçit, janë 17 emra që janë edhe në peticionin e banorëve dhe në listën e firmës. I pyetur se disa thanë se i janë falsifikuar firmat, kryetari tha se “ta verifikojnë institucionet përgjegjëse”. Në fund, ai tha se është me banorët, ndërkohë pohoi se pa konsultimin e firmës me banorët, firma nuk duhet të veprojë. /Top Channel

Tags: burgosuremigrantefëmijëSKANDAL

TË LIDHURA

Aktualitet

Ministri Nufi në Pentagon: SHBA-ja do të mbetet partneri më Strategjik i Shqipërisë

21:27 | 13/06/2026
Aktualitet

Protestat godasin turizmin në Vlorë, operatorët: Anulohen rezervimet, dëmtohet ekonomia

21:10 | 13/06/2026
Aktualitet

Qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

21:06 | 13/06/2026
Next Post

Thellohet skandali/ "Arjan Ndoj ka arrestuar persona që kanë dalë të pafajshëm"

SHBA paralajmërojnë Gjermaninë: Kujdes nga kërcënimi rus

Sulmi ndaj prokurorit/ Trondit Artan Hoxha: Politika e përfshirë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ministri Nufi në Pentagon: SHBA-ja do të mbetet partneri më Strategjik i Shqipërisë

by mirseda
21:27 | 13/06/2026
0

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Takimet Bilaterale për Konsultimet e Mbrojtjes që u zhvilluan...

Kupa e Botës 2026/ Vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City, arrestohen dy persona

21:25 | 13/06/2026

Kosovë/ Analistët: Pa konsensus politik, vendi rrezikon zgjedhje të reja

21:11 | 13/06/2026

Protestat godasin turizmin në Vlorë, operatorët: Anulohen rezervimet, dëmtohet ekonomia

21:10 | 13/06/2026

Qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

21:06 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com