Gazetari Artan Hoxha ka përcjellë disa të dhëna ‘bombë’, referuar atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji. I ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC News, ai tha se kjo ngjarje ishte e paralajmëruar. Gaztetari deklaroi ndër të tjera se për këtë rast kemi të bëjmë me vrasës që s’kanë lidhje direkte me viktimat. Ata janë të porositur.
“Janë një seri ngjarjesh që kanë ndodhur. Kjo ishte e paralajmëruar. Nëse hapim kronikën e viteve të fundit, në këtë aks rrugor kanë ndodhur të gjitha ngjarjet pa autorë. Kemi arritur në një pikë, ku me të vërtetë duhet të shkundet shoqëria, sepse politika nuk shkundet më. Politika është brenda”, tha Hoxha.
“Kryeministri dhe zëvendëskryemistri duhet të japin deklarime në Prokurori. Akoma nuk kanë dalë prova shkencore nga kjo ngjarje. Janë shumë elementë që duhen parë. Kemi të bëjmë me vrasës që s’kanë lidhje direkte me viktimat. Janë të porositur”, shprehet gazetari Artan Hoxha.
Gazetari Hoxha u ndal tek grupet kriminale, ku sipas tij, janë të lidhur me njëri-tjetrin. “Nuk ka më besim tek policia. Në vend ka grupe të cilët funksionojnë në lidhje me njëri-tjetrin. Shqipëria është qarkuar edhe nga vrasës me pagesë të huaj”, tha ai.