Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta paraqiten në zonat malore, por kryesisht mot i kthjellët mbizotëron në zonat bregdetare.
Të njëjtat kushte atmosferike, do të mbeten gjatë pasdites dhe orëve të natës.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C në zonat malore deri në 23°C në zonat bregdetare.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.