E mërkurë, 16 Qershor, 2021
21.5 C
Tirana

‘Iluminati s’të fal’/Pas Thaçit, Alfred Cako zbulon politikanin që do lë postin

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, do të ulen sot në bankën e të akuzuarve, në seancën e parë para Dhomave të Specializuara në Hagë. Thaçi dhe Krasniqi do të dalin në seanca të ndara para Gjykatës Speciale, pasi të dyve iu është konfirmuar akt-akuza për krime lufte.

Konspiracionisti Alfred Cako, tha dje në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”, arsyet që sipas tij kanë dërguar në konfirmimin e akuzës së ngritur ndaj Hashim Thaçit. Cako aludoi se Thaçi ka dalë kundër “Iluminatit”, dhe për këtë arsye i është konfirmuar akt-akuza. Ai bëri edhe një parashikim të frikshëm, ku tha se ndër personat e radhës që do vihen në rrethin e kuq është edhe Avdullah Hoti. Sipas tij, edhe kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti do të largohet nga posti, sepse sipas Cakos, ka “bërë një lojë të dyfishtë”.

“Çfarë ka ndodhur në Kosovë. U akuzua Hashim Thaçi. U akuzua dhe u thirr në Gjykatën Speciale, ai dha dorëheqjen sepse ishte i detyruar nga Gjykata Speciale. Kjo ndodhi sepse Iluminati nuk të fal, ata e bënë arrestimin.

Presidenti Thaçi filloi t’ia dridhte Iluminatit dhe Vuçiç, duke çuar për bisedime për t’u zgjidhur çështja e tyre në Uashington, dërguan njerëzit e tyre. Ndërkohë këto i kishin thirrur në Paris. Thaçi nuk pranoi të shkonte dhe tha që e ardhmja e rajonit do të vendoset në Uashington.

Këta nuk ia falën, të gjithë të bashkuar, të gjithë drejtuesit e Iluminatit në Bashkimit Evropian e targetuan. Natyrisht ata nuk e kanë shumë me Kadri Veselin, u thirrën edhe ata, unë mendoj që do të shpëtojnë.

Njëkohësisht ai që do të goditet do të jetë Avdullah Hoti. Ai do të goditet shumë shpejt sepse dëgjoi sugjerimin e Thaçit, dhe nuk pranoi ato të evropianëve për të shkuar në Paris. Ai vajti në Paris, por vajti dhe në Uashington për të pasur me të dyja palët mirë. Ai do të goditet shumë shpejt”, tha Cako.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Denoncimi Fiks Fare/ 1200 euro kalimi në Kapshticë në mënyrë të paligjshme

Bashkimi Europian hap më në fund dyert për turistët shqiptarë, të mbyllura prej më shumë se 1 viti. Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të...

Me këtë rini, e ardhmja është e sigurtë. Në dreq do të shkojmë

Nga: Mentor Kikia Në Shkodër, dyndje e madhe në sallën e teatrit “Migjeni”. Nuk po shiten biletat e ndonjë shfaqeje të ”madhe”. As ka ardhur...

Alarmi: Më shumë se gjysma e produkteve kozmetike përmbajnë kimikate toksike

Më shumë se gjysma e produkteve të njohura kozmetike që shiten në SHBA dhe Kanada ka gjasa që të përmbajë nivele të larta të...

‘Me një mik special’/ Rama i shkon në shtëpi ish-presidentit francez, Sarkozy

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy. Në takimin e zhvilluar në shtëpinë e Sarkozy në Paris, Rama...

Ka ndërhyrë Rusia në zgjedhjet e fundit? Ja si përgjigjet Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, është pyetur nga gazetarët, nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale, ku ai...