E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Sherr me thika mes të rinjve në Maliq

Një sherr i dhunshëm është regjistruar mbrëmë në Maliq. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, dhe për pasojë janë plagosur me thika. Në pranga është vendosur një 30-vjeçar me iniciale E.B., ndërsa një tjetër i ri është proceduar penalisht. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. Xh., 34 vjeç, i cili është proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta midis këtyre dy shtetasve, dyshohet se janë dëmtuar me sende të forta dhe mjete të mprehta ata si edhe vëllai i 34-vjeçarit, shtetasi D.Xh., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

U konfliktuan dhe dëmtuan njëri-tjetrin me sende të forta dhe të mprehta, procedohen penalisht dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Njëri prej tyre vihet në pranga për veprën “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe tjetri procedohet për “Plagosje të lehtë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 30 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit R. Xh., 34 vjeç, banues në Podgorie.

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis këtyre dy shtetasve, dyshohet se janë dëmtuar me sende të forta dhe mjete të mprehta ata si edhe vëllai i 34-vjeçarit, shtetasi D. Xh., të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...