Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Si të mbrohesh nga koronavirusi në aktivitetin e jetës së përditshme

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant

Nëse jeni një nga ata që keni frikë se me çdo veprim që bëni mund të sillni në shtëpi koronavirusin, ekspertët këshillojnë të mos shqetësohemi, thjesht të lajmë duart rregullisht.

Në vazhdim udhëzimet e ekspertëve për mbrojtjen nga koonavirusi në rrethana të përditshme:

Ekspertët e shëndetit publik thonë se sot në këtë periudhë të pazakontë, njerëzit shqetësohen edhe për veprimet më të rëndomta.

Dr. Stephen Morse thotë se përgjigja ndaj shumicës së pyetjeve, për shembull nëse mund të infektohesh nga rroba të infektuara, nga ushqimet që ke blerë, nga kutitë e kartonit që vijnë me postë, nga zarfa e të tjera si këto, është: mos u shqetëso.

“Kur kam veshur një xhakoventë të lehtë, e heq, e var në dollap dhe pas pak ditësh mund ta vesh përsëri. Kur vij në shtëpi, laj duart, laj fytyrën. Unë jam mikrobiolog, jam pak i fiksuar pas këtyre praktikave”.

Dr. Vincent Racaniello thotë se edhe kur lëviz me transport publik, nuk e sheh të domosdoshme të lajë rrobat që kishte veshur.

“Varet sa njerëz ka në vagonin e metrosë. Nëse është plot me njerëz, ndoshta duhet të lash rrobat, por nëse ka pak njerëz, askush nuk është afër teje, nuk ka nevojë”.

Specialisti shton se edhe në këto kushte epidemie mund të vraposh në mjedise të hapura pa maskë:

“Me kusht që të jesh 2 metra larg të tjerëve. Disa vende e kanë ndaluar vrapin në ambjente publike, por mendoj se është masë krejt e panevojshme pasi zakonisht askush nuk vrapon ngjitur me të tjerët. Kur kalon dikë që po vrapon më ngadalë, duhet të lësh distancë,” thotë Dr. Racaniello.

Për sa u përket këpucëve, është mirë t’i lësh në hyrje të shtëpisë thotë doktori, duke shtuar se nuk ka nevojë t’i spërkatësh me dizinfektant.

“Virusi nuk do të ngrihet të fluturojë. Kur zë vend në një objekt, virusi nuk lëviz. Nëse prek lidhëset e këpucëve dhe ato mund të jenë të infektuara, laj duart menjëherë. Mbaron me kaq. Kur vesh këpucët përsëri të nesërmen, mos prek fytyrën. Sapo të jepet rasti, laj duart”.

Tani që shumë familje marrin artikujt e nevojshëm me postë, ekspertët Racaniello dhe Morse rekomandojnë riciklimin ose hedhjen në plehra të paketimit prej kartoni, pastaj larjen e duarve, para se të vihen në vende artikujt që kishte kutia.

Dr. Morse këshillon pastrimin e celularit me fshirëse që përmban dizinfektant:

“Njerëzit shpesh i harrojnë telefonat. Ata përdoren gjithë ditën, mbahen në dorë, afrohen tek fytyra. Nëse lan duart shpesh dhe e mban celularin në xhep apo në çantë kur je në ambjente publike, ndoshta nuk bie në kontakt me mikrobe, gjithsesi është mirë të pastrohet”.

Dr. Racaniello këshillon vëmendje për sipërfaqe që preken shpesh si doreza e derës, e makinës, butonët e ashensorit, kartat e kreditit. Një mënyrë e përgjithshme mbrojtjeje mbetet larja e duarve.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon larjen e duarve për 20 sekonda dhe dezinfektimin e sipërfaqeve me solucione që përmbajnë alkool. /Voa

Tags: aktivitetCOVID-19koronavirus

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Turqi/ Arrestohen 400 persona, shpërndanë lajme të pavërteta për COVID-19

Fermerët grekë letër urgjente qeverisë: Na duhen 7 mijë punëtorë shqiptarë

COVID-19 në Shqipëri/ Meta mbështet këtë kërkesë të opozitës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Spitali i Traumës: Efektivi i plagosur në Maliq mbetet i intubuar, por në gjendje të qëndrueshme

by mirseda
12:18 | 06/06/2026
0

Gjendja e efektivit të plagosur gjatë aksionit në Maliq i cili u dërgua me urgjencë drejt Traumës...

Dhunoi rëndë një shtetas, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

11:56 | 06/06/2026

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

11:30 | 06/06/2026

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për zgjedhjen e kryetarit të degës

11:24 | 06/06/2026

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

11:08 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com